Thomas Strakosha ishte kryefjala e ditës së sotme në mediet sportirve. Portieri i kombëtares shqiptare u përjashtua nga trajneri Christian Panucci për shkak se theu disiplinën duke mos u grumbulluar në kohën e përcaktuar me kuqezinjtë.
Ylli i portës së Lazios nuk ka pranuar të japë asnjë reagim, por është mjaftuar të përgjigjet përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka zgjedhur këngën e Eminem, ndërsa anash i bashkangjit flamurin kuqezi. “Till i Collapse” që në shqip do të thotë “Derisa të mos kem më forcë”.
Pra, edhe pse trajneri Panucci nuk e ka pezulluar për sfidën ndaj Turqisë dhe Andoras, ai nuk heq dorë. Është aty kurdo dhe kudo që Kombëtarja do të ketë nevojë për shërbimet e tij./newsport/