Lenjani, Panuccit: “Me lot në sy e them se sa të jesh ti aty, s’do ta veshi fanellën Kuq e Zi”

Ermir Lenjani nuk do ta veshë më fanellën e Kombëtares shqiptare derisa të jetë Christian Panucci në stolin e Kuqezinjve.
Ermir Lenjani është duke kaluar nëpër një formë të mrekullueshme me Sionin në Superligën e Zvicrës

Ai ka shkëlqyer këtë edicion me gola e asistime me fanellën e skuadrës së madhe zvicerane Sion. Por, paraqitjet e tij duket se nuk i ka vërejtur apo nuk i kanë lënë përshtypje trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci.

Tekniku italian nuk e ka ftuar Lenjanin për dy ndeshjet e muajit mars që Shqipëria i zhvillon ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Pasi reagoi ditë më parë përmes një postimi në Instagram, Lenjani ka bërë një tjetër postim në rrjetet sociale.

29-vjeçari ka thënë se asnjëherë më parë nuk është injoruar kaq shumë nga një trajner, siç po bën Panucci dhe për këtë, ka vendosur që të mos pranojë asnjë ftesë në të ardhmen, jo derisa italiani të jetë në stolin e Shqipërisë.

“Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar”, shkroi në postimin e gjatë Lenjani, duke iu drejtuar Panuccit

Postimi i plotë i Lenjanit:

Që nga viti 2013 jam pjesë e Kombëtares shqiptare dhe ndihem krenar për këtë gjë. Saherë jam ftuar e kam pranuar ftesën me dëshirën më të madhe pasi çdo herë kur e kam veshur fanellën kuq e zi e kam veshur me shumë dashuri.

Kam qenë gati gjithmonë, kam sakrifikuar shumë, jam gjakosur, kam qarë e kam qeshur si futbollist i Shqipërisë. Kam pranuar edhe stolin, por jam respektuar gjithmonë. Tani në dy vitet e fundit jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë, por po injorohem nga trajneri momental i Kombëtares.

Nuk kam luajtur asnjë minut në Ligën e Kombeve, por nuk kam bërë zhurmë dhe kam vazhduar të punoj edhe më fort. Kur lëndohen 4-5 lojtarë trajnerit i bie në mend që luan dikund Ermir Lenjani dhe më dërgon ftesë. Faleminderit, por JO.

Me lot në sy e them se nuk do të grumbullohem më me Kombëtaren sa të jesh ti aty. Kam kontribuar shumë dhe meritoj respekt. Dashuria ime për Shqipërinë është më e madhe se urrejtja jote për mua. Unë kam qenë, jam dhe gjithmonë do të jem djal i Shqipërisë, ndërsa ti je vetëm kalimtar.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME