Pasi keni ngrënë e pirë mirë gjatë festave, si dhe keni përcaktuar qëllimet tuaja për 2019-ën, ka ardhur momenti të testoni jo vetëm shikimin, por edhe imagjinatën.
Ju kërkojmë të merrni vetëm pesë minuta kohë dhe të shikoni me vëmendje fotografinë e mësipërme, imazhi i parë që do t’ju tërheqë vëmendjen zbulon të fshehtat e karakterit tuaj dhe mënyrës si silleni me të tjerët.
– Në qoftë se imazhi i parë që shquat në fotografinë e mësipërme është fytyra e një burri, përgëzime:
– Jeni një person shumë krijuar dhe me shpirt artistik.
– Nuk bini kurrë në monotoni dhe i jepni çdo dite ngjyra të reja. Është e vështirë të mërzitesh me ju pranë, pasi energjia që ju karakterizon është gati-gati infektuese.
– Në qoftë se imazhi i parë që dalluat është ai i gruas prej gjetheje:
– Duhet ta pranoni se ju pëlqen të jeni në qendër të vëmendjes. Jeni shumë inteligjentë, punëtorë dhe të shoqërueshëm.
– Bisedat me ju janë gjithmonë të këndshme pasi keni shumë për të dhënë nga vetja. Nuk e pëlqeni vetminë, e në të njëjtën kohë është edhe frika juaj më e madhe.
– Njerëzit që vunë re fytyrën në ujë e duan shumë lirinë:
– Janë shumë antikonformistë, u pëlqen të thyejnë rregullat dhe nuk bëjnë kurrë kompromise me parimet dhe vlerat që besojnë.
– U pëlqen të shijojnë momentin dhe të mos mendojnë për më gjatë.
– Personat të cilët vunë re fillimisht fytyrën e një gruaje:
– Janë shumë të ndjeshëm të sjellshëm dhe altruistë.
– I kushtojnë shumë rëndësi emocioneve të miqve dhe familjarëve dhe sillen me ta sikurse një prind.
– Kanë një zemër shumë të madhe dhe rrezatojnë kudo.
– Në qoftë se imazhi i parë që vutë re është fytyra e një fëmije:
– Nuk është aspak çudi që edhe ju të ndiheni nga pak i tillë.
– Keni nevojë për mbrojtje gjatë gjithë kohës, të ndjeni se është gjithmonë dikush për ju dhe se mund t’i besoni.
– Jeni shumë të përkushtuar, të ndershëm dhe emotivë, prekeni lehtë dhe qani shpeshherë edhe pa arsye.