Në kuptimin etimologjik, fati i referohet rezultatit pozitiv të një ngjarjeje. Nga një perspektivë tjetër,
definohet si një seri ngjarjesh ose situatash me fat apo pa fat, të cilat mund të jenë rezultati i diçkaje ose thjesht i shkaqeve që s’mund të kontrollojmë
Por në astrologji ka disa shenja zodiakale me shumë fat.
Fati është diçka misterioze, por ka disa sjellje e karakteristika të secilës shenjë, të cilat i japin kuptim të ndryshëm fatit.
Ja pse na rezulton se disa njerëz kanë shumë fat, në shumë aspekte të jetës së tyre.
Ndërsa të tjerat nuk kanë kaq shumë fat.
3 shenjat zodiakale me më shumë fat, ose ndryshe mund të themi se janë “të lindur me këmishë”, sepse janë më të favorizuarit nga yjet…
Shigjetari
Të lindurit e Shigjetarit mbajnë kurorën si njerëzit më me fat të horoskopit.
Nuk ka dyshim se pushteti i Jupiterit në Shigjetar u jep një fat unik dhe special.
Pavarësisht konflikteve apo vështirësive në jetë, ata gjithmonë dalin mirë.
Dhe kështu fati i tyre merr udhën nga gjërat e thjeshta deri tek gjetja e një çante me para në mes të asgjëje dhe të fituarit e jackpotit në një llotari.
Ndoshta ky fat që i shoqëron gjithmonë është i lidhur me ndërgjegjësimin e tyre të thellë shpirtëror dhe kërkimin e vazhdueshëm të tyre për të vërtetat filozofike.
Dashi
Dashi është një shenjë që shijon një fat shumë të madh.
Dhe ndoshta ky është një rezultat i reflektimit në personalitetin e tij.
Ndikimi i Marsit në këtë shenjë, i bën këta njerëz shumë optimist, trima, inteligjentë, ekspresive dhe me motivim të madh.
Gjithmonë të gatshëm për të luftuar në betejat e tyre dhe paraqiten me vendosmëri e qëndrueshmëri për të arritur qëllimet.
Pikërisht ky është edhe burimi i fatit tyre, në besimin se çdo gjë do të shkojë mirë.
Vec të tjerash, në sigurinë absolute që kanë në vetvete.
Ashtu siç energjia positive tërheq njerëz pozitivë në jetën e tyre.
Peshqit
Për peshqit, influence e Neptuni, ashtu si mbrojtja e Jupiterit u jep këtyre të lindurve një fat special.
Peshqit kanë jetuar shumë jetë dhe kanë kuptuar rëndësinë e dashurisë për të tjerët dhe prej nga këtej rrejdh fati i tyre.
E kuptojnë sa me fat janë kur rrethohen nga dashuria.
Ky është një thesar i pafund që nuk mbaron.
Në këtë mënyrë, të lindurit e Peshqve janë të pasur me dashuri që marrin e që japin dhe kjo është ndjenja e një fati të shkëlqyer në jetë, sepse kur ndodh, ata e marrin në të njëjtën masë që e japin.