U mërzit me burrin pas 3 muajsh martesë… këshilla që lexoi në internet i dha rezultatin e papritur!

Nuk ka shumë kohë që jam martuar. Të gjithë thonin se ne ishim çifti më i lumtur që kishin parë ndonjëherë, dhe ishim vërtetë.

Megjithatë, nuk zgjati shumë që gjërat të ndryshonin, çarjet filluan të shfaqeshin. Burri im kishte disa zakone irrituese … si të qenit i çrregullt, gërrhiste me zë të lartë, dhe nuk përkujdesej për asgjë në shtëpi.

Ai më bëri të ndihem e lënë pas dore dhe e pakënaqur, por unë nuk lejova që ai ta kuptonte këtë.

Një ditë, po lexoja një artikull në internet, pashë një këshillë se si ta forcojmë martesën tonë.

I sugjerova burrit tim që ta provojmë, sepse në atë moment nuk kishim asgjë për të humbur.

Ai pranoi, por ishte i hutuar në mënyrë të dukshme.

Pra, duke ndjekur udhëzimet, u ndamë në dhoma të veçanta … dhe bëmë një listë të të gjitha gjërave që na mërzitnin për njëri-tjetrin.

Të nesërmen, në tryezën e mëngjesit, i ballafaquam listat tona.

“Do të filloj unë e para,” thashë dhe mora listën time. Lista ime kishte shumë gjëra në të, të mjaftueshme për të plotësuar tre faqe, në fakt.

Ndërsa vijoja me leximin e listës, lotët filluan të shfaqeshin në sytë e burrit tim.

“Çfarë nuk shkon?”, pyeta.

“Asgjë,” tha ai. “Vetëm vazhdo leximin”.

Vijova deri sa arrita në fund të listës sime.

“Tani, lexo listë tënde, dhe pastaj do t’i diskutojmë ato.”

Megjithatë, ai ndaloi një çast dhe tha: “Dashuria ime, faqja ime është bosh. Unë nuk kam asgjë në listën time. Unë mendoj se je e përsosur ashtu siç je. Unë nuk do të ndryshoja asgjë tek ty.”

“Vërtet? Unë jam e përsosur për ty? Nuk ka asgjë që do të ndryshoje, as qortimet e mia apo nervat e mia apo temperamentin tim?”

Ai tundi kokën.

E përqafova fort dhe qava, “më vjen keq për mendimet e këqija që pata për ty, më vjen keq për egoizmin tim. Të faleminderit që më ke dashur, përkundër gjithë kësaj “.

“Mos qaj, e dashur. Dua të të kërkoj falje për të gjitha zakonet e mia të këqija. TI ke të drejtë, unë duhet të jem më i vëmendshëm.

Më fal, po munde! Shpresoj që tani të mund të ecim përpara dhe ta bëjmë më të fortë marrëdhënien tonë. Gjithçka që dua është që të jesh i lumtur, të dua”.

Ishte dita më e paharrueshme e jetës sime.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME