Media gjermane Deutsche Welle ka publikuar një reportazh lidhur me situatën në Shqipëri e më konkretisht protestën e artistëve për Teatrin Kombëtar.
Jo vetëm mediat gjermane, por edhe media të tjera ndërkombëtare, kanë treguar interes të lartë për zhvillimet më të fundit në Shqipëri.
“Deutsche Welle” është shprehur se kryeministri Rama mund të rrëzohet nga skandali i Teatrit Kombëtar.
Ja çfarë thotë gazetari i Deutche Welle:
Kryeministri i Shqipërisë është artist, diçka e pazakontë për një politikan. Tamam piktor dhe skulptor. Që hap ekspozita. Por, gjatë 12 muajve të fundit,
ai është përfshirë në një skandal për artin ose të paktën për meritat artistike të një ndërtese që ka shkatërruar reputacionin e tij dhe ka gjasa për t’ia shkurtuar karrierën politike.”
Gazetari flet dhe për protestat e forta që kanë nisur të zhivllohen në Tiranë.
Gazetari shton më tej:
Ndërkohë protestat ndaj Edi Ramës po përhapen. Protestuesit madje po tentojnë që të hyjnë në zyrën ku e intervistova.
A do të mbijetojë Edi Rama ndaj këtij skandali të Teatrit Kombëtar apo një copë arti me çemento dhe alga do të sjellë rënien e artistit-kryeministër?”



