Federata Shqiptare e Futbollit njofton zyrtarisht shkarkimin e trajnerit Christian Panucci.
Ndeshja me Turqinë mesa duket ishte testi i fundit dhe humbja ka sjellë dhe largimin e tij nga drejtimi i kombëtares shqiptare të futbollit.
“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci. E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës. Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual” informon FSHF në një njoftim për median.
Një gol për çdo pjesë i ka mjaftuar Turqisë për të marrë 3 pikë mjaft të rëndësishme kundër Shqipërisë. Ndeshja u luajt mbrëmjen e 22 marsit në stadiumin “Loro Boriçi”