Ky është momenti kur një vogëlush njëvjeçar dëgjon për herë të parë zërin e nënës së tij.
Tucker ka lindur i shurdhër më 13 shkurt të vitit 2018.
Menjëherë pas ditëlindjes së tij të parë, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje që zgjati rreth 9 orë për të vendosur implantin që do t’i mundësonte dëgjimin.
Të martën, pas katër javësh rikuperimi, implantet e tij u aktivizuan.
Nëna e tij, Jill Hudson Gill, ndau një video të momentit kur Tucker dëgjoi për herë të parë tingullin e zërit të saj.
Bashkë me videon, ajo shkruante:
Kemi kaq shumë kohë që e presim këtë ditë! Implantet e Tuckerit u ndezën këtë mëngjes dhe ky mund të quhet momenti im më i preferuar.”



