Deputetët të cilët do.gjën mandatin do të vazhdojnë të paguhen sërish, edhe pse nuk do të paraqiten më në Kuvend.

Ligji u njeh atyre një trajtim financiar i cili vazhdon deri në 3 vite më pas.

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka njoftuar deputetët për përfitimet e tyre pas lënies së mandatit.

Për aq kohë sa kanë qëndruar si deputetë, ata do të shpërblehen me dy paga dhe gjysmë page për çdo muaj.

Ata që e kishin për herë të parë mandatin do të marrin rroga deri në 18 muaj, ndërsa të tjerët që kanë më shumë se 1 mandat, trajtimi financiar shkon deri në 3 vjet.

Edhe gjatë periudhës që opozita bojkotoi parlamentin, deputetët merrnin gjysmë page për çdo muaj.

Opozita tashmë e ka zhvendosur aksionin politikë në rrugë dhe ka zhvilluar një sërë pr.otestash.

Ndërkohë në Parlament ka nisur të formohet një qeveri e re, me deputetë nga PD dhe LSI, të cilët nuk kanë pranuar të dje.gin mandatin.