Horoskopi sipas astrologut italian, Paolo Fox, 3 Prill 2019
DASHI:
Hëna është gati për të ardhur në shenjën tuaj dhe do të japë një dorë për të rimarrë energji. Të enjten dhe të premten do të keni dy ditët më të mira të javës. Është e qartë që këto ditë ju duhet të relaksoheni dhe gjithashtu duhet të analizoni situatën. Ju zakonisht ndjeheni mirë vetëm kur jeni duke projektuar diçka dhe sigurisht që nuk jeni një person që i pëlqen të rrijë duarkryq.. Ata që duan të çojnë përpara gjëra të reja duhet të përveshin mëngët.
DEMI:
Pjesa qendrore e javës ju fton të konsultoheni me njerëz që mund të jenë të dobishëm për të ardhmen. Saturni është në pamje të shkëlqyer dhe do të vazhdojë të jetë kështu për disa muaj.
Duhet të gjeni përsëri një paqe mendore, dhe ata që kanë ndryshuar shumë në krahasim me vitin e kaluar duhet ta bëjnë këtë. Çdo gjë që bëni në këtë fazë ka të bëjë me fatin. Gjëja pozitive është që ju jeni më të fortë se më parë dhe vështirësitë nuk ju kanë shkatërruar.
BINJAKET:
Dikush po pret për rastin e jetës, por mund të vijë vonë. Ky 2019 është një vit i ruajtjes dhe jo i inovacionit. Shumica janë duke u përpjekur të ruajnë atë që kanë ndërtuar kohët e fundit, duke përfshirë dashurinë, edhe pse nuk është aq e thjeshtë. Pjesa e dytë e javës do të jetë më mirë, por mos i trazoni shumë ujërat, në marrëdhënie romantike.
GAFORRJA:
Ditët e para të muajit prill duken të rëndësishme. Këshilla është që të qëndroni të fokusuar në dashuri, sepse kjo është koha më e mirë për marrëdhënie romantike. Rënie e lehtë fizike në mbrëmje, por që nga e shtuna mund të riktheheni. Ju ndoshta mund të organizoni një fundjavë pasioni. Mos u ndalni nëse ka propozime të reja. Kini kujdes nëse ka dy histori të njëkohëshme.
LUANI:
Nuk po kaloni një kohë të lehtë në jetën tuaj, por ajo që ka rëndësi është të hyni në arenë dhe të fitoni. Dhe tani do të keni pak kënaqësi deri në fund të këtij muaji. Mes të mërkurës dhe të premtes do të jetë e rëndësishme të gjeni aleatë të vlefshëm sepse nuk mund të bëni gjithçka vetë. Megjithatë, ata që kanë ambicie të mëdha do të duhet të përpiqen të mbikqyrin financat, sepse rrezikojnë të hedhin hapa më të gjatë se këmbët.
VIRGJERESHA:
Po humbisni shumë kohë duke kërkuar për përsetë e jetës. Më mirë të jeni pragmatistë dhe realistë. Ju i bëni vetes shumë pyetje ekzistenciale për të cilat nuk ka përgjigje reale. Tani ju keni nevojë për fat edhe në dashuri dhe në fundjavën e ardhshme do të keni qetësinë e duhur për të bërë njohje të mira. Prilli nuk do të jetë një muaj me fat për ndjenjat, por shumë do të varet edhe nga ju.
PESHORJA:
Për këtë të mërkurë ju nevojitet dashuri dhe mirëkuptim. Përfitoni nga kjo ditë, edhe sepse të enjten do të keni Hënën kundër dhe disa fërkime mund të lindin. Në këto ditë ju do të jeni në gjendje të merrni disa rezultate të mira, por këto qëllime do të krijojnë siklet për ju, gjithashtu sepse ato do të vijnë bashkë me përgjegjësi. Në dashuri do të ketë dyshime, nuk jeni plotësisht të bindur për atë që bëni.
AKREPI:
Në këtë të mërkurë do të keni Hënën në anën tuaj. Është e rëndësishme të mënjanoni disa nga zhgënjimet e kaluara dhe të shikoni përpara me optimizëm. Problemi juaj është që shpenzoni shumë energji për të hakmarrë për gabimet dhe kjo ju kushton shumë kohë dhe ju bën të humbisni energji nervore. Por tani ju duhet të mendoni për jetën tuaj, duke e lënë atë që ka ndodhur në të kaluarën.
SHIGJETARI:
Duhet të jeni shumë të kujdesshëm në marrëdhëniet romantike. Tashmë nga e hëna duket se ka një krizë të vogël, sidomos në çifte ku ka pak përsëritje të tepërt. Shumë njerëz janë të zemëruar për shkak të mungesës së stabilitetit në marrëdhënien e çiftit. Këshilla është që të jeni të kujdesshëm dhe të shmangni debatet e mundshme.
BRICJAPI:
Në këto ditë nuk duhet përjashtuar mundësia që doni të hiqni peshën. Ndihmon kur Saturni kalon përmes shenjës dhe na shtyn të heqim qafe barrën e padobishme. Duhet të përcaktoni disa hsitori dhe marrëdhënie. Fati mund të imponojë për një ndryshim dhe jini të kujdesshëm sepse është një fazë ku asgjë nuk përjashtohet.
UJORI:
Diçka po lëviz, por jo aq sa do të donit. Urani është në tranzit disonant dhe kjo ka çuar në mosbalancim emocional në mars. Shumë veta e gjejnë veten më të debatueshëm, më nervozë, më të paqëndrueshëm dhe me dëshirën për të ndryshuar jetën e tyre. Jo gjithkush, megjithatë, jeton me të ardhura dhe duhet të shohim nëse dikush mund të thotë jo për një punë. Mundohuni të shmangni konfliktet në dashuri.
PESHQIT:
E mërkura lind me disa dyshime të vogla dhe në mbasdite mbi të gjitha do ju duhet durim. Por ju jeni duke u përpjekur për të zgjidhur disa probleme të kaluara. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë interesante për dashurinë. Ju mund të përjetoni më shumë entuziasëm
në marrëdhëniet me Gaforren dhe Demin. Mundohuni të mos ktheheni prapa, por të shkoni përpara dhe të analizoni gjithçka mirë para se të bëni një zgjedhje.