Këto janë 5 fazat e një lidhjeje dashurie, por jo të gjithë e kalojnë të 3-tën

Sipas shkencëtarëve, çdo lidhje dashurie para vendimit të madh kalon në 5 faza.

Fillimisht janë ato fluturat ën stomak kur prisni një mesazh nga personi i zemrës, më pas të shpenzuarit kohë bashkë derisa vendosni se ka ardhur koha për t’u shpërngulur së bashku.

Kjo cilësohet si faza më e vështirë pasi nëse arrini t’ia dilni mbanë do kuptoni se ai person është bërë për ju dhe jeni gati të përballoni të gjitha gjërat në jetë sëbashku.

1. Dashuri e re
Ti sapo ke njohur dikë special dhe jeni ende në fazën e ‘muajit të mjaltit’. Çdo puthje dhe përqafim duke i pambarimtë dhe çdo minutë kontrollon telefonin për të parë mesazhet dhe ende keni flutura në bark. Epo, duket qartë që keni rënë në dashuri. Mbajeni mend këtë ndjenjë, mund t’ju duhet për më vonë.

2. Shpërngulja sëbashku
Kuptoni se gjërat janë serioze, kështu që merrni një hap të rëndësishëm dhe zhvendoseni bashkë në një shtëpi. Zakonisht kjo fazë përmban ende interes, doni të kaloni sa më shumë kohë bashkë dhe interesoheni për ditën e njëri-tjetrit. Edhe pse monotonia shpesh herë është e paevitueshme, mundiohuni të mos e humbisni lidhjen, pasi është shumë e rëndësishme.

3. Rutina dhe zhgënjimet
Pavarësisht se vazhdoni të ndjeni për njëri-tjetrin, gjërat duket se kanë ndryshuar. Rutina, punët, përgjegjësitë dhe faturat duket se po ‘ndërhyjnë’ gjithmonë e më shumë në lidhje. Kjo është faza më e vështirë, ku filloni të pyesni veten nëse keni bërë zgjedhjen e duhur, por nëse ia dilni ta kaloni bashkë, ka shanse të jeni bashkë përgjithmonë. Mundohuni të kujtoni momentet e para me partnerin dhe mos harroni t’i kushtoni kohë vetes.

4. Stabiliteti
Kjo është faza ku ndiheni të sigurtë për njëri-tjetrin, mësoni t’i jepni hapësirën e duhur, të kuptoni nevojat dhe hobit e secilit. Mund të jeni të ndryshëm në disa pika, por kjo nuk përbën asnjë problem.

5. Përgjegjësi
Nëse keni arritur në këtë fazë, urime. Tani nuk ju merr malli për fazën e parë të lidhjes, pasi jeni shumë në rregull me lidhjen tuaj në këto momente. Keni mësuar të pranoni problemet e njëri-tjetrit dhe këto jeni gati t’ia mësoni fëmijëve tuaj, shkruan “Bright Side”, raporton RevistaWho. Keni kaluar disa vështirësi, por dashuria juaj i ka përballuar të gjitha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME