Skandali: Kërcënohet Suad Lici, Ademi jep urdhër për anulimin e stërvitjes

Vllaznia ka një problem madhor dhe shkaku kryesor janë presionet nga jashtë.

Kulmi në klubin kuqeblu ndodhi kur u sulmua ish-trajneri Ernest Gjoka me thikë në kohën që ishte në krye të skuadrës. Situata duket se nuk ka ndryshuar aspak me kalimin e kohës, por gjërat vazhdojnë të mbesin në ujëra të njëjtë.

Lajmet e fundit që vijnë nga Shkodra bëjnë me dije se seanca e së mërkurës stërvitore është anuluar për shkak të presioneve të forta që ka përjetuar stafi teknik dhe administrativ.

Të martën bëhet me dije se trajneri Agim Canaj është përballur me kërcënime dhe situata aspak të këndshme, prandaj dhe seanca stërvitore nuk është zhvilluar.

Burime të Telesport bëjnë me dije se presioni nuk është ndalur vetëm te stafi teknik, por dhe te drejtuesit. Administratori Suad Lici ka marrë kërcënime në lidhje me ecurinë e ekipit, por dhe për futbollistë të caktuar që duhet të luajnë me patjetër.

Zyrtari kuqeblu ka vënë në dijeni Kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi, dhe kjo e fundit ka vendosur që skuadra të mos dalë në stërvitje. Situata mbetet kritike dhe nuk dihet se si do të jetë vazhdimësia në Shkodër.

Zgjidhja mbetet për t’u parë pas mbarimit të protestës së opozitës, pasi drejtuesit e klubit kuqeblu kanë angazhime më të rëndësishme se klubi i futbollit…

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME