Një nga rrethrrotullimet më të çuditshme në botë, gjendet në Durrës

y është padyshim një nga rreth-rrotullimet më të çuditshme në botë. Rreth rrotullimi i Shënavlashit në Durrës është konceptuar gabim, pasi nuk i lidh rrugët e këtij kryqëzimi. Duke qenë se nuk vendoset në qendër, në njërin sens automjetet ecin drejt, duke e shmangur plotësisht rrethrrotullimin nga krahu i djathtë.

Ekspertët e sigurisë rrugore shprehen se dhe pse i konceptuar në këtë formë, rrethrrotullimi është i paplotë dhe me probleme.

Kryqëzimi i Shënavlashit në Durrës konsiderohet nga ekspertet e sigurisë rrugore si një pikë e zezë për nga rreziku që paraqet për aksidente.

Fakt ky që pohohet nga drejtuesit e automjeteve dhe banorët e zonës.

Shofer prej afro 50 vitesh, Gani Hyseni, banor i Shënavlashit, thotë se në këtë kryqëzim aksidentet kanë qenë të shumta. “Ja këtu ku jemi ka ndodhur një aksident. Unë kam lëvizur në shumë akse të vendit, por kjo këtu është shumë e rrezikshme”.

Veç rrezikut të aksidenteve, drejtuesit e automjeteve penalizohen me gjobat për kalim të parregullt ndërkohë që sinjalistika mungon.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME