Besoni apo jo ne horoskop nje gje eshte sigurt qe shenjat astrologjike tregojne shume per personalitetin, karakterin, pasionet dhe karrieren e nje njeriu.
Përputhshmëritë e yjeve janë reale apo fantazi? Sipas astrologjisë, qielli është ne lidhje te forte me jetët tona.
Te mësosh te interpretosh gjuhen e yjeve është një strategji për një mirëkuptim te nevojave tona për dashuri.
Por e dini se me cilin personazh te famshem perputhet shenja juaj e horoskopit?! E zbuloni ketu:
DASHI – Xhensila Myrtezaj
Keni një personalitet shumë dinamik. Çdo herë doni të dilni diku dhe të bëni diçka. Asnjëherë nuk doni të rrini kot. Urreni ta kaloni kohën duke ndenjur dhe duke e pritur aventurën apo fatin të vijë tek ju. Në fakt kur keni ide apo plane të reja, shpejtoni që sa më shpejt të filloni me realizimin e tyre. Jeni një udhëheqës i mrekullueshëm dhe vetëbesimi juaj është çdo herë i lartë.
DEMI – Arbana Osmani
Njerëzit llogarisin në ju që t’i kryeni punët me kohë dhe me sukses kur të tjerët dështojnë. Nuk jeni fillestar, mirëpo ju keni mundësi dhe jeni të gatshëm t’i kryeni gjërat që kanë dështuar nga të tjerët. Cilësia juaj më e madhe është durimi juaj që e keni për gjërat. Kjo u bën që të jeni të suksesshëm në të gjitha sferat. Nëse ndonjë person u tradhton një herë, nuk keni më vullnet të bashkëpunoni me të.
BINJAKËT – Miriam Cani
Të jesh në shenjën ‘Binjakët’, do të thotë se u reagoni shpejt aksioneve, jeni elokuent në të folur, tepër diplomatik dhe burim i pashtershëm i ideve të reja. Nuk lejoni që fjalët e të tjerëve për ju, të kalojnë pa i vërejtur. Mundoheni të bëni çmos që të jeni të kënaqur në jetë. Doni të provoni sa më shumë gjëra që është e mundur. Në çdo moment jeni në kërkim të gjërave të reja që doni t’i bëni.
GAFORRJA – Era Istrefi
Gaforret janë më të keqkuptuarit nga të gjitha shenjat e zodiakut. Në një moment jeni më të mirët, kur behet fjalë për ndihmën që ua ofroni të tjerëve, ndërsa në momentin tjetër jeni apatik dhe nuk u intereson asgjë për të tjerët. Shkaku i gjithë këtyre ndryshimeve qëndron në lëvizjen e hënës. Nga jashtë dukeni se jeni më agresiv se të tjerët, mirëpo në brendi jeni shumë të thyeshëm. Nëse ndonjë person arrin t’u njohe si duhet, do ta keni shok për jetë. Jeni të paparashikueshëm, të thyeshëm dhe me plot komplekse, prandaj edhe keni nevojë për përkrahje emocionale. Jeni shume besnik dhe në çdo kohë jeni të gatshëm t’ju vini në ndihmë të tjerëve.
LUANI – Flori Mumajesi
Ju jeni të sigurt në vete dhe ndiheni se mund të bëni çfarë të doni. Jeni te bindur se mund të merreni edhe me gjërat më të rëndësishme. Në fakt, ndiheni se çdo gjë varet nga ju. Pa ju asgjë nuk mund të rrjedh si duhet. Të tjerët ndoshta do të kishin pranuar të jenë të mirë, por asnjëherë nuk do të kishin pranuar të jenë, si ju. Mbani përgjegjësi të madhe për gjërat që u rrethojnë. Për ju, asgjë nuk mund ta ketë epitetin më të lartë. Luksozi për ju ka rëndësi të njëjtë sikurse frymëmarrja. Keni aftësi të dramatizoni, prandaj ndonjëherë mundoheni që nëpërmjet kësaj aftësie, ta tërhiqni vëmendjen e të tjerëve. Nëse nuk ka kënaqësi në atë që e bëni, ju e krijoni vetë.
VIRGJËRESHA – Dua Lipa
Botës i paraqiteni si person i qetë dhe në kontroll të çdo situate. Mirëpo, në brendi keni një shkallë të shqetësimit dhe nervozizmit, por çdo herë jeni në përpjekje të përmirësimit të jetës tuaj. Inteligjenca është një ndër pjesët kryesore të shenjës suaj. Ju i mblidhni faktet dhe pastaj i vëni në përdorim sipas nevojës. Kur i kombinoni këto me aftësitë tuaja analitike, ju bëheni një person shumë i fuqishëm.
PESHORJA – Lori Hoxha
Jeni shumë të këndshëm dhe posedoni një shkallë të lartë elegance. Po ashtu jeni në gjendje t’i mundësoni të tjerëve të ndjehen për mrekulli. Gjëja më interesante është se të gjithë Peshoret jeni të bukur. Nëse jo shumë atëherë është më se e sigurt se për nga bukuria dalloheni nga të tjerët. Keni dëshirë të kënaqeni dhe të jetoni sa më mirë. Më të mirët jeni në ndërtimin e partneriteteve me të tjerët dhe zakonisht e keni vështirë të kuptoni anën tjetër të tregimit. Shmangia nga problemet dhe nga situatat të cilat mund t’u sjellin probleme është një gjë që ju zakonisht e bëni. Jeni diplomat të vërtetë dhe do të bëni çdo gjë që ta ulni tensionin e ndonjë situate të vështirë
AKREPI – Soni Malaj
Jeni njerëz shumë ekstrem. Mund të përshkruheni si të fuqishëm dhe si të dobët, si emocional dhe të ftohtë. Jeni një kombinim shumë interesant i një personi me emocionet më të mira edhe më të këqija. Intensiteti është çelësi i personalitetit tuaj dhe i të gjitha gjërave që i bëni. Karakteristika kryesore e juaj është besnikëria. Po ashtu posedimi dhe xhelozia janë një ndër karakteristikat tuaja. Suksesi për ju paraqet qëllim të rëndësishëm. Kur doni të arrini diçka, jeni shumë këmbëngulës.
SHIGJETARI – Rita Ora
Zakonisht jeni të buzëqeshur dhe shpesh jeni në gjendje të mirë. Fakti që ju keni shumë fat dhe jeni në gjendje te ndihmoni të tjerët, nuk hidhëron askënd. Kryesisht jeni në gjendje të mirë, por nëse fillon gjendja negative, ose nëse u kap hija e zezë, e keni shumë vështirë të dilni nga ajo. Nëse e vëreni ndonjë gjë që premton, pavarësisht se çka është, ju e përcillni deri në fund
BRICJAPI – Xhemi Shehu
Të motivuar nga fuqia e suksesit, shëndetit dhe statusit, ju jeni shumë ambicioz. Jeni shumë këmbëngulës kur bëhet fjalë për atë se qe doni. Po ashtu jeni shumë të organizuar dhe në shumë raste dini të keni durim. Jeni të përgjegjshëm dhe praktik, para se gjithash të determinuar. Përderisa ende keni mundësi nga të cilat mund të arrini sukses, ju do të jeni shumë aktiv. Jeni të kujdesshëm me të hollat dhe dini të kursen
UJORI – Elvana Gjata
Nga të gjitha shenjat e zodiakut ju jeni më origjinal. Në fakt ata kënaqen kur dinë se ndryshojnë nga të tjerët. Ndërsa ju jeni unik gati në të gjitha aspektet. Ju ndonjëherë doni që t’i injoroni idetë e të tjerëve duke menduar se i keni tuajat. Është e vërtetë se jeni plot ide, mirëpo duhet ndonjëherë qe të paktën t’i dëgjoni edhe idetë e të tjerëve. Ju kërkoni dituri kudo që shkoni.
PESHQIT – Ami Toska
Ndonjëherë keni ndjenjën se nuk i takoni kësaj bote. Mirëpo kujt i takoni nuk e dini dhe nuk do të arrini ta dini. Njerëzit që janë rreth jush zakonisht janë të habitur nga personaliteti juaj i fuqishëm. Po ashtu keni intuitë të fuqishme dhe mund të kuptoni këndvështrimet e të tjerëve shumë lehtë. Kjo ndonjëherë mund të shkaktoje probleme. Keni mundësi dhe vullnet të punoni dhe jeni të gatshëm të sakrifikoni çdo gjë për të arritur qëllimet dhe për të ndihmuar të tjerët. / Burimi: Metropol24.al