Cështjet sentimentale janë shumë personale dhe ndryshojnë nga një individ tek tjetri. Por, ndonjëherë mendojmë se gjithçka është e shkruar dhe është çështje fati. Dhe nuk e kemi dhe aq gabim, po ta mendosh.
Mënyra se si ndikon shenja jote zodiakale në punët e dashurisë, mund të jetë më shumë se vendimtare. Nëse jeni një prej atyre që nuk keni fat në dashuri, me siguri jeni një prej këtyre katër shenjave të horoskopit që nuk i kanë fare mirë punët me dashurinë… Mësojeni tani!
Gaforrja (21 QERSHOR – 22 KORRIK)
Në çështjet e dashurisë, gaforret kanë tendencë të vendosin të gjitha vezët e tyre në një shportë dhe ky nuk është faji i tyre! Është në natyrën dhe tipin e tyre që të ecin përgjatë gjithë rrugës kur bëhet fjalë për emocionet.
“Gjysma e rrugës është pothuajse e pamundur për këtë shpirt të mirë dhe të ndjeshëm”, thotë astrologia Cindy Mckean e Elite Daily. Kjo kërkon një kohë të gjatë për t’u rimëkëmbur në gjërat e zemrës. Ndaj, kur situatat nuk ecin në një raport dashurie, ju ndiheni shumë të pafat.
Virgjëresha (23 GUSHT- 22 Shtator)
“Fatke.qësia e kësaj shenje në dashuri është e dyfishtë: Së pari, kur ata duan, duan aq shumë saqë është e vështirë që pas një ndarjeje të bien përsëri në dashuri”, thotë Mckean. Megjithëse mbeten të hapur dhe optimist për të gjetur sërish njeriun e zemrës, para se të gjejnë partnerin e ri, ata e dinë që do të hasin shumë pengesa gjatë rrugës së tyre, çka i bën të ndihen të dës.hpëruar dhe të pafat.
Bricjapi (21 Janar- 16 Shkurt)
Sundimi i Saturnit, i bën njerëzit e kësaj shenjë të ndihen serioz. Ata nuk kanë fatke.qësi në dashuri, por nëse koha punon kundër tyre, ata dorëzohen direkt. Bricjapët mund të takohen me personin e duhur në kohën e gabuar ose me personin e gabuar në kohën e duhur. Duke folur për kohën, është në anën e Bricjapit gjithmonë ky faktor, ndaj çdo shqetësim me të cilin ballafaqohen në aspektin sentimental do të jetë më shumë se i komplikuar për ta.
Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)
Individët e kësaj shenjë kanë një fatkeqësi të madhe: priren që të mos shohin kurrë anën negative tek njerëzit. Shpesh të veshur me një “shikim” joshës, këta njerëz shpirtërorë kanë tendencë të shkëlqejnë mbi tiparet e kë.qija dhe gjithashtu kanë një kapacitet të madh për të sakrifikuar. Për fat të mirë, Peshqit priren të shërohen relativisht shpejt dhe t’a lenë të kaluarën pas shpatullave të tyre.