Bebet që ushqehen me qumësht pluhuri më vend të qumështit të gjirit kanë 25 për qind më shumë gjasa të jenë mbipeshë kur të rriten.
Sipas një studimi ndërkombëtar të realizuar me më shumë se 100,000 fëmijë nga mosha 6-9-vjeçare, pothuajse një në gjashtë foshnja të ushqyera me shishe janë obezë deri në momentin që arrijnë në shkollën fillore.
Fëmijët që nuk janë ushqyer asnjëherë me qumësht gjiri kanë 25 për qind më shumë shanse të obezitetit krahasuar me ata që janë ushqyer vetëm me qumësht gjiri për të paktën gjashtë muaj.
Ekspertët besojnë se formula e qumështit mund të bëjë që foshnjat të fitojnë më shumë peshë dhe të rriten më shpejt, sepse ky lloj qumështi zhvillohet nga qumështi i lopëve, i cili ka nivele më të larta të proteinave dhe mund të nxisë rritjen e qelizave të yndyrës.