Protesta e sotme e opozitës është shoqëruar me akte dhune dhe tensione të forta.

Protestuesit kanë hedhur në mënyrë të përsëritur bomba molotov në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit i është kundërpërgjigjur me gaz lotjsellës.

Pak më parë u duk se turma do të marshonte drejt parlamnetit, por më pas u thyen tek rruga që të çon drejt TVSH.

LEXO EDHE: Përndiqte dhe kërcënonte të miturën/ E pëson keq 19-vjeçari

Ndërkohë, protestuesit i kanë vënë sërish flakën fasadave të Kryeministrisë.

Sikurse raportohet nga terreni kjo është protesta ku janë përdorur më shumë bomba molotov.