Këtë trend e ka iniciuar aktorja e “Lojës së fronit”, Sophie Turner
Aktorja e famshme është martuar me muzikantin Joe Jonas në Las-Vegas javën e kaluar dhe në vend të fustanit të nusërisë ka veshur pantallona të bardha më këmbë të gjera.
Ajo nuk është e para e cila fustanin tradicional të nusërisë e ka zëvendësuar me pantallona apo kombinezon, mirëpo me veprimin e vet përfundimisht ka tërhequr vëmendjen.
ImageFOTO GALERI
Javën e kaluar, revista britanike Vogue na ka rikujtuar këtë trend dhe ka propozuar tri modele pantallonash të cilat mund t’i bartni në kurorëzimin tuaj.
Shumë hulumtime tregojnë që kërkesat on-line për pantallona të bardha vrullshëm është rritur në tre muajt e fundit, madje për 43%.
Neve nuk na befason, duke pasur parasysh që rrobat femërore janë të duhurat e këtij sezoni.
ImageFOTO GALERI
Koleksionet më të reja të shtëpive prestigjioze të modës në ofertat e tyre e kanë këtë model pantallonash për kurorëzim, ndërkaq kreatorët e modës po bëjnë gara se kush do të shpikë sa më të shkëlqyeshme dhe sa më kreative.