Gara duket se ka nisur (ndonëse jo e plotë) dhe në listën e emrave që do të kandidojnë për kryetarë Bashkish apo për anëtarë të Këshillave Bashkiakë, ka tashmë edhe disa figura të njohura sportive.
Kështu duket se do të ndodhë edhe në Shkodër. Në listën e bërë publike dje nga subjekti politik “Partia Socialiste” bën pjesë edhe një kampion dhe rekordmen i madh i atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare.
Bëhet fjalë për Oltion Lulin, një figurë shumë e njohur kjo e sportit i cili është i 16-ti në listën e këshilltarëve të kësaj partie politike.
Nëse i referohemi zgjedhjeve të kaluara, i bie që Luli të mos jetë në listën fituese dhe ky në fakt është një mëkat. Sepse kemi të bëjmë përveçse me një ish- sportist shumë të mirë edhe me një intelektual shumë të zotë.
Dhe nëse ai do të ishte pjesë e Këshillit Bashkiak të ri, padyshim që do të ishte një vlerë më shumë sepse fjala e tij do të dëgjohej gjithmonë për të mirën e sportit shkodran.
Kujtojmë këtu se pjesë aktuale e Këshillit Bashkiak Shkodër janë emra të tillë si ai i ish- futbollistit të mirënjohur Vioresin Sinani apo dhe dy ish- basketbollistët Renato Radoja e Filip Guraziu që e kanë ngritur shumë herë zërin e tyre për të drejtat e sportistëve.
Shpresojme qe Oltion Luli te jete pjese e Keshillit te ardhshem ndonese pozicioni ku e kane renditur ne liste nuk te jep shume shprese.
© shkodrasport.com