Kategoria e Parë zbret sot në fushë në javën e saj të fundit, ndonëse luhen 7 dhe jo 8 takime, pasi Bylisi për shkak të organizimit të festës dhe ngritjes së trofeut si kampion i Grupit B të Kategorisë së Parë ka menduar që ta bëjë me një ceremoni ekstra.
Në takimet e tjera, në Shkodër do të ketë festë për rikthimin, ndonëse klubi ende nuk ka bërë asnjë zyrtare. Llogaritë janë të mbyllura në Grupin A me përjashtim të sfidës Shënkolli-Veleçiku, ku koplikasit duhet që të mos munden për të shmangur ndeshjen shtesë me një nga ekipet e Kategorisë së Dytë.
Në Grupin B, vëmendja do të jetë te sfida mes Elbasanit dhe Turbinës, ku verdhebluve u duhen 3 gola për të shmangur ndeshjen shtesë. E vështirë, por jo e pamundur, ndonëse duhet theksuar se Turbina e fazës së dytë ka një skuadër mjaft solide dhe me kualitete që kanë eksperiencë edhe në Superiore.
Ndërkohë, që në të dyja Grupet duhet theksuar, se Vora dhe Tomori janë në Kategorinë e Dytë prej javës së shkuar. Ja ndeshjet e sotme:
KATEGORIA E PARË – JAVA 26
SOT, ora 16:00
Grupi A / Play-off
Dinamo-Besëlidhja
Vllaznia-Erzeni
Korabi pushim
Grupi A / Play-out
Shënkolli-Veleçiku
Iliria-Vora
Burreli-Pushim
Grupi B /Play-off
Oriku-Egnatia
Bylis-Besa (Nesër)
Lushnja-Pushim
Grupi B / Play-out
Tomori-Pogradeci
Elbasani-Turbina
Apolonia – Pushim