Stilisti, Ardi Asllani ka rrëfyer disa detaje nga përballjet me këngëtaren që përfaqësonte Serbinë në Erusong 2019.

Jonida Maliqi kishte marrë me vete në Eurovision një staf të besuar, midis tyre edhe stilistin, Ardi Asllani. Por, Eurosong 2019 përfundoi, dhe ato që mbeten janë kujtimet.

Ardi Asllani ka befasuar me një status në historikun e Instagramit ku shkruan se serbët e shfaqnin hapur mërinë dhe përbuzjen ndaj shqiponjës dhe madje me këngëtaren që përfaqësonte Serbinë, Jonida Maliqi ndante një korridor.

“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesmarrës, por këngëtarja e shteti të përmendur më parë në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në backstage prej 1 metër e 30 centimetër nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodh rëndomë me të gjithë pjesmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale”,– shkruan Ardi Asllani në profilin e tij.