Shkenca tregon tri mënyrat si ta merrni veten pas një ndarjeje të dhimbshme

Nuk ka rëndësi se si përfundon një marrëdhënie, ndarja mund të jetë vërtet tronditëse

Pas ndarjes të gjithë dëshirojnë të thonë “Faleminderit, tjetri”, mirëpo nuk është kaq e thjeshtë. Ndarja është lënduese.

Gjithsesi, shkenca na vjen në ndihmë me tri mënyra se si ta merrni veten më shpejt pas një ndarje të dhimshme:

1. Strategjia e parë përfshin një rivlerësim negativ të ish-partnerit. Mendoni për gjërat që nuk i pëlqeni ish të dashurit tuaj, për zakonet e bezdisshme.

Ideja është që të kujtoni vetëm të metat e tij, pasi në këtë mënyrë është më e lehtë ta harroni. Ky eksperiment rezulton i suksesshëm pasi ndjenja e dashurisë zbehet.

2. Rivlerësimi i ndjenjave të dashurisë është strategjia e dytë. Ajo çfarë duhet të bëni është të pranoni që mbase e doni akoma ish-partnerin, por nuk mund të jeni me të për shkak të disa arsyeve. Pra, pranimi nuk do të rikthim nëse ju nuk dëshironi të qëndroni më me të.

Kjo metodë nuk i ndryshon ndjenjat tuaja, por me kalimin e kohës ju filloni të ndihemi më mirë, sepse nuk e gënjeni veten dhe të tjerët që ju rrethojnë.

3. Strategjia e tretë është shpërqëndrimi. Pra, ju duhet të filloni të bëni gjëra që ju pëlqejnë, që nuk kanë të bëjnë me ish-partnerin tuaj. Me pak fjalë, ju duhet ta mbushni kohën tuaj me gjëra interesante, për të mos menduar më për ndarjen.

Edhe pse kjo metodë mund të mos ulë ndjenjat e dashurisë, lajmi i mirë është se njerëzit bëhen më të këndshëm kur realizojnë dëshirat e tyre.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME