Dhe ata jetuan të lumtur derisa…kuptuan se për të qenë në paqe me veten nuk nevojitet medoemos një ish-i,e dashur, dhe kur bëhet fjalë për tre shenjat e mëposhtme as që duhet t’ua përmendni këto të fundit.
Lidhjet e dashurisë nuk janë gjithmonë aq të bukura sa përshkruhen në romanet e letërsisë rozë, shpeshherë na duhet të përballemi me disa sfida si për shembull tradhtia, mos kthimi i ndjenjave, apo thjesht konsumi i lidhjes më shpejt nga ç’mund të kishim menduar.
Dikush e ka më të lehtë ta kalojë këtë fazë me ndihmën e shoqeve, një udhëtim në një cep të humbur të botës, ose zgjedh të rikthehet aty ku ndoshta është shuar çdo gjë, mirëpo Demi, Luani dhe Bricjapi as nuk e konceptojnë një gjë të tillë. Për ta nuk ekziston ‘’Po sikur të ishim sërish bashkë, si do të shkonin gjërat’’, por ecin përpara pa kthyer kokën pas dhe duke fshirë çdo gjurmë të asaj që kanë kaluar e provuar.
DEMI: Të lindurit në shenjën e Demit janë një nga shenjat më racionale të horoskopit, ndaj përpara se t’i rikthehen një personi a situatë studiojnë çdo përfitim të mundshëm. Mirëpo një ish-partner/partnere nuk përfshihet kurrë në planet e tyre. Nuk do të ktheheshin kurrsesi tek ai, ajo person që i ka lënduar dhe i ka bërë të ndihen keq.
LUANI: Mendoni vërtetë se një shenjë krenare do të kthehej me një ish? Jo vetëm që nuk e çon ndërmend diçka të tillë, por sigurohet që pas ndarjes të fshijë çdo foto, video, kujtim dhe kontakt të mundshëm me të. Ndryshe nga shumë shenja, Luani nuk i trembet përballjes me një ish, mirëpo pse ta bëjë kur mund ta injorojë?
BRICJAPI: Bricjapi është shenja më e organizuar e horoskopit, dhe kjo karakteristikë e tyre nuk përfshin vetëm anën profesionale, por atë personale. E di shumë se kur gjërat marrin fund nuk ka më kthim prapa, kështu që harrojeni ta shihni duke i telefonuar, shkruar apo kërkuar ishin.