Mënyra e Duhur e Skuqjes së Specave – Sekretet Që Duhet Të Dini

Aroma e tyre e tyre mbush gjithë shtëpinë me dëshirën për t’i konsumuar menjëherë.

Specat e skuqura janë ndër gatimet më të shpejta të mrekullueshme të stinës së pranverës dhe verës.

Fantastike për të shoqëruar supa e gjellra të ndryshme, mish të pjekur por edhe byrekë e të tjera gatime.

Por specat e skuqura, aq të preferuara nga të gjithë të kënaqin nepsin dhe oreksin edhe kur shoqërohet me pak bukë shtëpie të ngrohtë, djathë e domate apo kos e dhallë të freskët.

Megjithatë shpesh herë amvisat nuk “i godasin” siç duhen specat gjatë skuqjes, kjo pasi ndonjëherë ato skuqen shumë nga jashtë e mbeten të ngurta nga brenda.

AgroWeb.org ju sjell më poshtë disa sekrete të vogla se si të skuqni specat në mënyrë perfekte me shijen më të mirë.

Skuqja e Duhur e Specave

Së pari, AgroWeb.org ju këshillon që të zgjidhni speca jeshile të vogla pasi gjatë skuqjes ato bëhen më të shijshme.

Në rastin kur specat janë të mëdha, një mënyrë është ajo e prerjes së tyre në shirita e më pas skuqjes së tyre në një tigan me vaj.

Duket të keni parasysh që tiganin me vaj nuk duhet ta nxehni shumë pasi kjo ndikon tek skuqja e specave nga jashtë dhe mbetja e tyre e ngurtë brenda.

AgroWeb.org ju këshillon që kur të vendosni shiritat e specave për t’i skuqur kriposini sipas dëshirës dhe hidhuni 1 apo 2 lugë gjelle ujë në varësi të sasisë së specave që do skuqni.

Uji do ndihmojë që specat të skuqen plotësisht dhe të bëhen edhe më të shijshme.

Në rastin kur specat i keni të plota çpojini ato me pirun në dy tre vende në mënyrë që të mos krijojnë kërcitje gjatë skuqjes.

Në të gjitha rastet mos harroni që një element i rëndësishëm në të gjitha rastet është vendosja e një kapaku gjatë kohës që ato skuqen.

Kujdesuni që herë pas here specat t’i ktheni nga të dyja anët që në mënyrë që të skuqen plotësisht.

Largimi i Lëkurës

Pasi janë skuqur nëse nuk e dëshironi lëkurën e tyre mund ta hiqni duke i mbështjellë në një letër ku mbahet buka ose letër kuzhine, lërini pak të mbështjella e më pas lëkura e tyre do të hiqet lehtësisht.

Zakonisht ky proces bëhet kur specat që skuqen janë të mëdha. Pas kësaj, ato janë gati për t’i shijuar me gatimet më të preferuara./AgroWeb.org

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME