Dave Evans kurseu 10 mijë paundë dhe kishte prenotuar hotelin në Madrid për të parë finalen e Champions League mes Liverpool dhe Tottenham, por tifozi i “The Reds” u diagnostikua me kancer dhe është detyruar që ta anulojë udhëtimin.
Bashkëshortja e tij tregon: “Doktorët thanë që nuk mund të operohet dhe pa kimioterapi ka vetëm disa muaj jetë. Ishte shokuese pasi nuk ka qenë i sëmurë më parë”.
“Kursyem 10 mijë paundë për udhëtimin në Madrid, por ato para’ do të shkojnë tani për funeralin”, shtoi bashkëshortja e tifozit.
Pasi u bë e ditur kjo histori, shumë ish-futbollistë të Liverpool i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje Evansit.