Kur do jenë ditët më me FAT? Susan Miller tregon si do jetë muaji QERSHOR

Dashi

Jeni shumë në humor për të udhëtuar, kështu që filloni të bëni plane. Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë do ta zgjerojë edhe më entuziazmin tuaj për të parë horizonte të reja. Pavarësisht nga vendi ku do të shkoni, sigurohuni të keni adresat e duhura, pasi një gabim mund të shkaktojë incidente të pakëndshme. Gjithsesi, qershori është ideal për ca ditë pushimi!

Nëse s’merrni dot pushim gjatë javës, konsideroni të premten, 7 qershorin. Kjo nuk do të thotë se interesi juaj për të udhëtuar edhe më vonë do të zbehet. Aty nga data 17-të (plus/minus 5 ditë) mund të keni një udhëtim të papritur, kështu që sigurohuni të keni gjithmonë afër jush një kuletë, një palë syze dhe një celular.

Me shumë mundësi mund të vizitoni një vend përtej oqeanit me nënën ose babain tuaj dhe kur të ktheheni do të vini me plane të reja në mendjen tuaj. Duhet të tregoni pak kujdes me vendimet që merrni këtë muaj.

Bëni qejf këtë muaj, pasi në tjetrin mund të shpërqendroheni lehtësisht nga lajmet e reja që do të sjellin 2 eklipset, që me shumë mundësi do të sjellin ndryshime në shtëpinë dhe karrierën tuaj.

Nëse ndiheni plotësisht i qetësuar nga pushimet e qershorit, do të jeni në formë të shkëlqyer për të përballuar çdo gjë që vjen në korrik.

Demi

Financat tuaja duken shumë mirë këtë muaj. Me pak përpjekje s’do t’ju duhet të prisni shumë të shihni llogarinë bankare të rritet. Hëna e Re në Binjakë më 3 qershor do të ndriçojë shtëpinë tuaj të të ardhurave ose do t’ju lejojë të kërkoni një pozicion tjetër pune, me më shumë të ardhura.

Bëni kujdes të shihni me vëmendje dhe të kuptoni çdo pikë që parashtrohet në kontrata pune. Jupiteri është gjithashtu në anën tuaj këtë muaj dhe fare lehtë do të shihni monedha të arta nëpër duar. Punoni për të zbuluar mundësi të reja- ato ekzistojnë, vetëm duhet t’i zbuloni.

Nëse po negocioni për një marrëveshje të mundshme, ajo do të mbyllet rreth 17 qershorit (plus/minus 5 ditë). Do ta ndjeni veten se jeni në vendin e duhur në kohën e duhur.

Fundjavat e qershorit do t’ju gjejnë duke udhëtuar. Përsa i përket romancës, java më e mirë për të gjetur shpirtin binjak do të jetë nga 1 deri në 8 qershor. Gjatë kësaj jave dilni gjithashtu për pazar- do të gjeni çfarë ju duhet dhe çfarë ju bën të ndiheni seksi.

Ky muaj ka rezervuar surpriza për ju. Aty nga data 27 mund të merrni një mesazh apo një ftesë krejt papritur për të udhëtuar. Ti përpiqesh t’i planifikosh gjërat deri në detajin më të vogël, kështu që pak spontanitet do të të bëjë mirë.

Binjakët

Wshtë muaji i ditëlindjes suaj dhe Hëna e Re e 3 qershorit do të vijë si dhuratë nga universi. Jupiteri do t’ju mbështesë shumë në sektorin e martesës/bashkëpunimeve, me mision të qartë për t’ju ndihmuar. Mund të fejoheni ose martoheni ose mund të firmosni një marrëveshje për të nisur një biznes të ri. Gjithsesi, çfarë duhet t’ju interesojë është lajmi se do të bëni shumë para nga puna që bëni! Shihni me vëmendje 7 qershorin, mund të suprizoheni!

Këtë muaj do të keni shpenzime të mëdha, kështu që gjithë kursimet që keni bërë deri më tani, do t’ju vijnë në dispozicion. Marsi dhe Saturni janë 2 nga planetet që do të ndikojnë më shumë në humorin tuaj deri në mes të këtij muaji.

Përsa i përket karrierës, Neptuni në prapavijë (21 qershor deri në 27 nëntor) do të bëjë të jeni të kënaqur me fitimet dhe arritjet tuaja, por asnjë hap tjetër i madh për disa kohë.

Jeta sentimentale ju ka gjetur më mirë se kurrë. Afërdita do të hyjë në shenjën tuaj në 8 qershor dhe të qëndrojë atje deri në 3 korrik. Karizma që keni i tërheq njerëzit dhe duan t’ju kenë gjithnjë sa më pranë për të shijuar momentin siç duhet. Shumë Binjakë do të fejohen ose martohen aty rreth datës 17-të. Në të kundërt, përdoreni Hënën e Plotë për të rënë dakord me bashkëpunëtorët e biznesit tuaj.

Intuita që keni do t’ju lidhë edhe më me punën duke bërë të fitoni para nga idetë që do të sillni aty nga data 27 qershor. Merreni seriozisht frymëzimin tuaj. Do të shkëlqeni! 27 qershori mundet gjithashtu t’ju gjejë diku larg vendit tuaj për çështje pune.

Gaforrja

Strategjia që po përdorni duke bërë marrëveshje me konkurrentët tuaj, duket se po funksionon. Janari i kaluar ishte periudhë e vështirë, kur armiqtë tuaj (nëse keni) ishin aty jashtë dhe shumë aktivë. Hëna e Re e 3 qershorit do t’ju lejojë të tërhiqeni nga grindjet e jetës së përditshme dhe t’i shihni gjërat me qetësi, për të vendosur më pas cilat nga teknikat me të cilat keni punuar deri tani, funksionojnë dhe cilat jo.

Mos flisni me miqtë apo kolegët e punës për çështje të rëndësishme konfidenciale. Këtë muaj do të mësoni gjithashtu të ndani faktet nga gjërat fiktive. Mos merrni asgjë për të mirëqenë, duhet të gërmoni thellë për të vërtetën.

Marsi është në shenjën tuaj për herë të parë në 2 vitet e fundit dhe do të qëndrojë aty deri gjatë gjithë muajit. Ky është lajm shumë i mirë për ju. Optimizmi është në nivelin e duhur, kurse Marsi do t’ju sjellë energji, vendosmëri dhe fuqi për të arritur objektivat që me kohë i keni vendosur vetes.

Të gjithë personat e rëndësishëm që do të takoni, do të jenë të gatshëm t’ju ndihmojnë si të munden.

Në 13 qershor Marsi në Gaforre do të bëjë momentin perfekt për të udhëtuar. Do të jeni kaq romantikë këto ditë sa do t’i shprehni gjithë emocionet tuaja ndaj njeriut që doni dhe fëmijëve, nëse keni.

Marrëdhënia me partnerin po rregullohet ditë pas dite. Me shumë mundësi keni kaluar një kohë të vështirë aty nga fundit i 2018-ës e deri më tani, por ai po përpiqet që gjërat të shkojnë mirë. Pavarësisht arsyeve, po ndiheni pozitivë.

Merruni pak me veten dhe pushoni. Hëna e Plotë do të sjellë nevojë të paparë për të fjetur gjumë.

Nga data 27-të do të bëheni pjesë e një eventi social. Nëse jeni vetëm, mund të takoni dikë, nëse jo prisni një surprizë nga partneri. Bëhuni fleksibël dhe optimistë,gjëra të bukura po vijnë.

Luani

Muaji qershor me shumë mundësi do të sjellë tepër argëtim dhe eksperienca të lumtura. Më 3 qershor, fillon një Hënë e re verbuese te Binjakët, duke theksuar shtëpinë e njëmbëdhjetë të shpresave, dëshirave dhe miqësive. Nisur nga shenja e Binjakëve, ka mundësi që të përjetoni dy ngjarje të mëdha shoqërore në ditët e Hënës së re. Do të jeni optimistë dhe do të takoni njerëz miqësorë, të cilët do të keni dëshirë t’i njihni. Biseda do të rrjedhë këndshëm dhe do t’ju mbajë të mbërthyer.

Mund të merrni pjesë në një dasmë, ditëlindje, darkë ose koktej, një eveniment për promovimin e një libri, premierë filmi, evente bamirësie dhe ngjarje sportive. Pa marrë parasysh se për çfarë merreni, do ta shijoni shumë stuhinë e aktiviteteve që do të përjetoni me miqtë e rinj.

Muaji për ju do të përmirësohet më shumë duke u afruar Hëna e plotë më 17 qershor te Shigjetari, duke ndikuar te shtëpia e dashurisë. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të orbitohet afër Hënës së plotë duke ju dhënë një ndjenjë lumturie.

Nëse nuk jeni në një lidhje, ndoshta mund të takoni dikë. Nëse keni një romancë, do të nisni të mendoni për plane të ardhshme, si bashkëjetesa apo shtatzënia. Nëse keni fëmijë, do t’ju bëjnë të ndiheni krenarë.

Për sa i përket karrierës, jeni në një periudhë të fuqishme që po ju dërgon gjithnjë e më tepër drejt suksesit. Marsi, planeti i veprimit, po viziton sektorin e prapaskenave. Kjo gjë sugjeron që ju duhet ende kohë për të punuar me projektet. Kur Marsi shkon te Luani nga 1 korriku deri në 17 gusht, Mërkuri shkon në prapavijë (7 – 31 korrik). Prandaj periudha më e qetë do të jetë fillimi i gushtit. Nëse keni ditëlindjen në gusht, do të jeni më të favorizuar se shenjat e tjera.

Dita që ka gjasa të jetë e përkryer për çështje profesionale është 27 qershori, kur sunduesi juaj, Dielli, do të vihet në kontakt me Uranin, i cili sjell lajme të papritura në karrierë. Është një moment i veçantë, prandaj bëhuni gati.

Përveç kësaj, në të njëjtën ditë, do të surprizoheni nga një partner i ngushtë, që mund të jetë në dashuri ose biznes. Dielli është ylli që ju drejton ndaj kur ai përfshihet, fati është në dorën tuaj. 27 qershorin do ta dashuroni pafund.

Virgjëresha

Qershori do të jetë një muaj me shumë mundësi të arta për karrierën. Më 3 qershor, Hëna e re do të shfaqet te Binjakët dhe ka gjasë t’ju sjellë një mundësi për t’u intervistuar (ose ndoshta dy) në lidhje me një pozicion prestigjoz. Personat e shenjës së Virgjëreshës janë shumë të talentuar për të punuar si redaktorë, shkrimtarë, gazetarë, përkthyes, producentë dhe menaxher rrjetesh sociale. Gjithashtu mund të kenë talente në matematikë, kontabilitet, inxhinieri dhe mjekësi.

Studioni me kujdes të gjithë mundësitë për të provuar një pozicion të ri, qoftë brenda ose jashtë kompanisë ku punoni aktualisht. Një paralajmërim: Nëse ju ka ardhur mundësia për punë përmes një ndërmjetësi, mos bëni asnjë propozim nga ana juaj. Neptuni do të jetë në vështirësi në këtë Hënë të plotë ndaj përshkrimi i punës që dëshironi mund të mos jetë i saktë. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të jetë në harmoni me Hënën e re, kështu që mund të mbështeteni te familja për vendimet e rëndësishme, pa marrë parasysh se çfarë do të vendosni.

Nëse keni në plan të ndërroni shtëpi, me Jupiterin në këtë pozicion, ka të ngjarë që të lëvizni në një hapësirë të re, një lagje me diell. Nëse nuk keni të tilla plane, kini parasysh që mund të lind nevoja të rinovoni, riparoni dhe të dekoroni shtëpinë. Njerëzit që jetojnë në shtëpi me ju do të bëhen pjesë e nismës suaj. Një grua – ndoshta nëna, motra ose dikush që njihni – mund të jetë e dobishme.

Mos u frikësoni pasi muaji nuk do të karakterizohet vetëm nga PUNA. Marsi do të shkojë në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të aktiviteteve sociale më 15 maj dhe do të vazhdojë deri në 1 korrik. Marsi do të nxisë shumë ftesa dhe arsye për të qenë me miqtë. Mund të shkoni për pazar, të shihni filma, të drekoni, të merrni pjesë nëpër evente etj. Jeta do të jetë argëtuese sërish.

Dita më e bukur e muajit do të jetë 27 qershori kur Dielli dhe Urani do të kombinojnë energjinë e tyre, që ka të bëjë me udhëtimet,miqësinë dhe dashurinë. Bëni gati valixhen dhe largohuni diku.

Peshorja

Lajme të mira priten për karrierën, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë muajit korrik. Marsi aktiv ka hyrë tashmë në sektorin tuaj të karrierës dhe po stimulon ambiciet. Ky planet do t’ju japë motivimin për të përmirësuar performancën tuaj, për të vendosur kontakte me ish-shefat dhe klientët me të cilët keni punuar në të kaluarën si edhe me persona të tjerë që mund t’ju ndihmojnë të pozicion të ri apo të mendoni për pasione të reja. Çdo gjë fillon pasi t’i kushtoni rëndësi. Merrni këshilla nga bashkëshorti ose anëtarët e familjes.

Flasim tani për udhëtimet. Me shumë gjasë, do të largoheni nga qyteti për arsye pune ose thjesht për argëtim. Hëna e re më 3 qershor do të ndikojë pozitivisht. Mund të pushoni edhe për të menduar mbi strategji të reja për të ardhmen. Bëni plane brenda 10 ditëve që vijnë pas Hënës së re të 3 qershorit. Duket sikur mezi po prisni të vizitoni një vend të huaj.

Udhëtimi pritet të jetë në distanca të largëta. Mos harroni të shkoni sa më herët, pasi Mërkuri do të tërhiqet në prapavijë në fillim të korrikut dhe nuk do të ishte e zgjuar nga ana juaj të lëvizni gjatë kësaj periudhe.

Hëna e plotë e 17 qershorit do të theksojë shumë sektorin e udhëtimeve, vetëm se këtë herë duhet të largoheni më spontanisht. Zgjidhni një vend me diell. Gjysma e dytë e qershorit do të ketë shumë propozime për karrierë, të cilat do të kërkojë vendime të rëndësishme. Ndaj pushoni paraprakisht.

Neptuni, planeti i shprehjes artistike, do t’ju frymëzojë që të arrini sa më lart në projektet tuaja, të cilat do të jenë tepër të veçanta.

Në fund të muajit, do të merrni lajme të papritura dhe të mrekullueshme në të njëjtën kohë në lidhje me një shpërblim, komision, paradhënie, tarifë etj. Nëse jeni të vetëpunësuar, paratë mund të rrjedhin nga klientë prestigjozë.

Më 27 qershor, do të përjetoni eksperienca fantastike romantike. Do të jeni shumë të lumtur këtë ditë, ndaj mos qëndroni në shtëpi. Qofshit ose jo të lidhur, përgatituni për një darkë hyjnore. Në mos personi i zemrës, do t’ju shoqërojë një mik/mike.

Akrepi

Këtë muaj, do të përqendroheni te paratë dhe do të gjeni mënyra si të negocioni. Akrepi parapëlqen të jetë i përgatitur, ndaj para se të bëni ndonjë marrëveshje, kaloni pak kohë duke menduar për veprimet. Neptuni, planeti që mund të shpërqendrojë paksa, është tepër aktiv. Kërkoni ndihmë për sqarime të nevojshme për çdo marrëveshje, pasi mund të ngatërroheni.

Hëna e plotë e 17 qershorit do t’ju sjellë lajme të mira financiare. Shumica do të kenë të bëjnë me punën e shkëlqyer deri tashmë. Me fjalë të tjera, do të fitoni përmes performancës dhe reputacionit të mirë që keni ndërtuar prej kohësh. Shpërblimi do të jetë i konsiderueshëm.

Po kështu, ndikuar nga Hëna e plotë, do të mbyllni marrëveshje të rëndësishme financiare dhe koha në përgjithësi do të jetë e përsosur. Muajin e ardhshëm, Mërkuri do të jetë në prapavijë – aspak koha e duhur për zgjedhje dhe vendime të rëndësishme. Do të ishte mirë të prisni deri në fillim të gushtit për të nisur me veprimet që mund t’i keni anashkaluar që prej qershorit.

Udhëtimi do të jetë një temë e rëndësishme e muajit, sepse Marsi, sundimtari juaj, do të vizitojë Gaforren, një shenjë shumë të pajtueshme me Akrepin. Një nga datat më romantike të muajit do të jetë 13 qershori, kur Marsi në Gaforre arrin te Neptuni te Peshqit. Zgjidhni një vend bregdetar me diell që ofron një pamje fantastike. Do të ndiheni seksi dhe të dëshirueshëm, të sigurt dhe të lumtur.

Po kështu një kohë tjetër perfekte për pak pushim, sidomos nëse jeni në një lidhje, do të jetë 27 qershori, kur partneri do t’ju befasojë për të bërë diçka të këndshme bashkë. Lëreni gjysmën tjetër tuajën të marrë situatën nën kontroll.

Shigjetari

Ju jeni një shpirt i lirë, ndonëse i dini mirë përparësitë e të punuarit me një partner. Këtë muaj, do të mendoni si të bashkoni forcat me dikë që mund t’ju ndihmojë në biznesin tuaj. Jupiteri, sundimtari yt, do të bashkohet me Hënën e re më 3 qershor, duke e bërë këtë periudhë si më të favorshme për të pasur një diskutim.

Zakonisht, Shigjetarit nuk i pëlqen të përfshihet në marrëveshje kontraktuale, por duket se partneri do të këmbëngulë së tepërmi. Mendoni për një kontratë si një plan për punën. Afërdita do të kalojë përmes sektorit të partneritetit gjatë gjashtë ditëve të para të muajit, kështu që bisedimet do të jetë të këndshme.

Deri në 17 qershor, Hëna e plotë do të shfaqet në shenjën tuaj dhe do të sjellë çështje të rëndësishme personale për t’u realizuar. Neptuni do të shkaktojë një çrregullim të vogël, prandaj paramendojini gjërat mirë. Urani dhe Jupiteri do të orbitohen rreth Hënës duke ju bërë të ndiheni më optimistë për të ardhmen.

Në korrik, Mërkuri do të shkojë në prapavijë për pothuajse gjithë muajin, ndaj mos nënshkruani kontrata.

Duket se keni patur shpenzime të shumta, të cilat për fat të keq zor se mund të përmirësohen. Ato kanë qenë më të larta se shpenzimet e zakonshme. Megjithatë do të reduktohen pasi Marsi të dalë nga Gaforrja më 1 korrik. Do të përfshiheni nga ide të shkëlqyera, prandaj shkruajini diku dhe mendoni për secilën prej tyre. Frutet e punës do t’i shihni rreth nëntorit dhe dhjetorit.

Një detyrë ose klient i ri mund të vijë afër datës 27 qershor së bashku me një tarifë të majme. Do të jeni pjesë e një projekti që është për t’u patur zili. Reputacioni juaj do të zhvillohet në mënyrë të përsosur.

Bricjapi

Projektet e punës janë në rritje dhe do të ndiheni të lumtur që shërbimet tuaja do të kenë tepër kërksa nëse punoni për të tjerët ose për veten tuaja. Duket se do të keni shumë dokumente për të nënshkruar, por me Neptunin që kalon në shtëpinë tuaj të kontratave, do të ishte mirë që t’i shqyrtoni mirë dhe të mos merrni vendime të nxituara. Merrni një avokat që t’ju shpjegojë gjithë klauzolat.

Do të keni mundësi të gjeneroni më shumë biznese nëse jeni të vetëpunësuar ose do të merreni me dy projekte që do t’ju gëzojnë. Mund të kenë lidhje me shkrimin, komunikimin, mësimdhënien, redaktimin ose prodhimin e materialeve të ndryshme. Ritmi do të jetë i shpejtë.

Pas Hënës së plotë më 17 qershor, do të ndjeni nevojën të ngadalësoni. Do të keni nevojë për privatësi, pushim dhe kohë për t’u marrë me veten. Organizoni kohën që gjatë fundjavës të qëndroni në shtëpi ose thjesht të flini. Keni me të vërtetë nevojë për pushim.

Jupiteri do të jetë afër Hënës së plotë duke sugjeruar një udhëtim në një vend luksoz, që do të ishte mrekulli për mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj.

Romanca do të jetë fantastike sepse Afërdita do të qëndrojë edhe për fare pak kohë te Demi, një pengesë kjo e muajit të kaluar. Marsi do të udhëtojë në sektorin e partneritetit deri në fillim të korrikut. Partneri/ja do t’ju japë gjithë çfarë ju mungon. Të dy, ndonëse mund të jeni shenja të kundërta, do të zbuloni se çfarë i mungon njëri-tjetrit. Megjithatë varet si do ta organizoni ju vetë situatën.

Dita e surprizave është 27 qershori – surpriza në dashuri, martesë, biznes, kreativitet dhe jo vetëm.

Ujori

Është koha juaj për të pasur ngjarje fantastike romantike këtë muaj pasi Kupidi është ndalur diku, po pushon dhe ka ndërmend që të gjithë kohën ta përqendrojë te ju. Pas datës 3 qershor, do të keni dhjetë ditë të lavdishme për t’u shoqëruar me sa më shumë njerëz.

Nëse jeni single, pyesni miqtë nëse mund t’ju prezantojnë me dikë. Nëse shpresoni të keni fëmijë, kjo periudhë do të ishte e përkryer dhe nëse keni fëmijë planifikoni një surprizë për ta.

Afërdita nuk ka qenë në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë që nga fundi i prillit i vitit të kaluar, por për fat të mirë tani do të qëndrojë aty që nga 8 qershori e deri në 3 korrik. Shpenzoni para për veten. Blini rroba që ju bëjnë të ndiheni mirë. Po kështu mund të pyesni stilistin ose dikë të cilit/ës i besoni që t’ju rekomantojë tjetër stil për një pamje më të freskët.

Me siguri që do të jetë një muaj special për ju, sepse ka të ngjarë të jeni të ftuar në ngjarje të rëndësishme shoqërore më 17 qershor, plus ose minus katër ditë. Jupiteri do të jetë shumë pranë kësaj Hëne të plotë, kështu që nëse merrni një ftesë, pranoni menjëherë. Mund të jetë martesë, ditëlindje, fonde për bamirësi, event sportiv dhe jo vetëm. Me sundimtarin tuaj Uranin brenda rrezes, kjo ngjarje do të jetë e përzierë me surpriza.

Gjatë gjithë muajit, kreativiteti do të jetë në nivele të jashtëzakonshme kështu që me çdo kush përkushtojuni projektit tuaj artistik me të cilin po angazhoheni së fundmi. Do të ndiheni krenarë për gjithë ç’keni arritur.

Rrethojeni 27 qershorin pasi një bashkëpunëtor, partner romantik pse një partner biznesi të sjellë lajme të lumtura.

Peshqit

Keni qenë shumë të përqendruar te karriera dhe mirë bëni. Me Jupiterin, planetin e lumturisë, zgjerimit dhe fitimin, po e nxirrni në dritë emrin tuaj që kur hyri te Shigjetari në nëntor të vitit të kaluar. Në një vizitë të tillë që ndodh një herë në 12 vite, Jupiteri do të rrisë profilin tuaj në industrinë ku punoni deri në dhjetor të 2019-s.

Megjithatë, sado emocionuese të jetë karriera, duket se keni lënë pas dore jetën në shtëpi. Familja mund të ankohet se nuk ju sheh kurrë ose ambienti ku jetoni mund të ketë nevojë për përmirësime. Por për fat të mirë Hëna e re te Binjakët më 3 qershor do t’ju ndihmojë të bëni përparime.

Do të nisni të mendoni se nuk i keni takuar ose nuk keni folur mjaftueshëm me prindërit, vëllezërit, motrat dhe kushërinjtë. Tregojini atyre sa i doni dhe sa kuptim kanë në jetën tuaj. Neptuni do të jetë në vështirësi me Hënën e re, kështu që mos merrni vendime të nxituara kur bëhet fjalë për blerje pronash.

Karriera do të sjellë lajme të mira në Hënën e plotë më 17 qershor, plus ose minus katër ditë. Ajo do të jetë te Shigjetari dhe do të ndriçojë shtëpinë tuaj të dhjetë të famës dhe nderit. Planeti i lumturisë Jupiteri do të ndihmojë që të ndiheni krenarë me veten – do të fitoni ndonjë çmim, do të promovoni diçka ose do të keni arsye të tjera për të festuar.

Vërtet muaji do të jetë i gjithi për punën dhe familjen, por kjo s’do të thotë që nuk do të ketë mjaftueshëm argëtim dhe dashuri. Mbrëmja e 13 qershorit do të jetë e mahnitshme.

Mund të qëndroni në shtëpi në fund të muajit, por më 27 qershor do të udhëtoni në distanca të shkurtra. Nuk do të jetë një udhëtim në një vend të largët, por gjithsesi do të jetë emocionues.

Udhëtimi do të jetë tepër i vlefshëm nëse punoni në art dhe komunikim (shkrimtar, redaktor, përkthyer, studiues, producent, etj).

Jeni në një muaj të artë dhe sikur të mos mjaftonte, muajin e ardhshëm do të përballeni me mundësi të tjera.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME