Renditja e shenjave nga ajo me më pak fat tek më e bekuara e yjeve për muajin qershor, sipas Meri Shehut

Si çdo fillim muaji, të gjithë jemi kureshtarë të dimë se ç’kanë parashikuar yjet për ditët në vijim, nëse do të jemi të përkëdhelurit e fatit për ditët në vijim, apo duhet të përgatitemi për një periudhë të errët. E ftuar në studion e Rudina Magjistarit, astrologia Meri Shehu ka renditur të 12 shenjat nga më fatkeqja tek më fatlumja për muajin e gjashtë të vitit.

12. Shigjetari: Shumë prej tyre mund të më japin të drejtë sepse kanë ndjerë një “tërmet” në jetën e tyre dhe këto tronditje i kanë ndjerë si të çuditshme. Ka pasur Shigjetarë që janë ndjerë në hov nga ndryshimet e mëdha, por që nuk po i kapin dot. Muaji qershor i vë përballë me veten, me dëshirat, ekonominë dhe jetën personale.

11.Bricjapi: Janë në këtë pozicion sepse do të rriskojnë shumë ekonomikisht dhe do të bëjnë një investim pune që me sa duket nuk do të ketë bazën e duhur dhe mund të mos ketë rezultat. Ky risk mund të jetë mbi atë çfarë mund të mbajnë dhe në marrëdhëniet në punë nuk duhet të afrohen më shumë me njerëzit që punojnë. Duhet të kenë kujdes edhe me shëndetin.

10. Peshqit: Do ta kenë Jupiterin në vitrinë dhe shumë gjëra për ta sikur do të deklarohen. Mund të kenë ngritje në karrierë, famë, martesë, por të gjitha këto do të bëhen në emër të një shoqërie sepse peshqit janë shenjë e ndikuar. Mirë është të bëjnë gjëra të cilat i ndjejnë dhe që iu përshtaten më shumë. Me shëndetin mund të kenë probleme sepse do të harxhojnë energji dhe do të kenë tension për të arritur gjëra më të mëdha.

9. Demi: Në 10 ditshin e fundit të muajit do të kenë një hov të madh pune, shpirtëror, ekonomik. Ky muaj ka kundërshti për të, do t’iu sjellë fat, por ndërkohë edhe përgjegjësi. Mund të rrezikojnë për një përmbysje ose shpenzim të paqartë.

8. Virgjëresha: Me pak kujdes mund të arrijnë shumë me punën, karrierën dhe jetën personale. Afërdita do t’iu japë mundësi zgjedhjeje, por ata që kanë pasur probleme me ligjin mund të hasin probleme. Do kenë përmirësim të dukshëm në shëndet. Do marrin vendime të mëdha, për fejesë apo martesë.

7. Dashi: Do te kenë udhëtime, plane, projekte dhe varet se sa strategjikë do të jenë ata në këtë aspekt. Unë do iu sugjeroja që të shikojnë mirë kontaktet me jashtë.

6.Akrepi: Është në këtë pozicion sepse Afërdita do të futet në Binjak dhe në shtëpinë e tetë do të kenë edhe një Hënë të re. Kjo ka të bëjë me çështjet ekonomike dhe shpirtërore. Dalin më të çliruar nga detyrimet dhe me mundësi më të mëdha ekonomike.

5.Luani: Do ta shijojnë qershorin. Kemi Mërkurin që do të futet në Gaforre dhe kjo do t’i vërë në mendime, meditime, por edhe në frymëzim. Ndoshta do të jetë një muaj frymëzues që pas datës 23 të dalin me projekte konkrete dhe të bindur se çfarë duan të bëjnë. Mund të themi që kanë një periudhë reflektimi, parapërgatitje dhe studimi të jetës personale dhe pas datës 27 nuk do t’i ndalë askush. Biznesi është ai që do triumfojë për Luanët.

4.Peshorja: Do mblidhen disa ndikime të forta, por ky muaj do të jetë si një binjakëzim për ta, për idetë dhe mundësitë. Problemet për ta, nëse do të kenë, do vijnë nga jashtë Shqipërisë.

3.Ujori: Janë marrë shumë me shtëpinë dhe pastaj i thërret dashuria dhe planet. Do çlirohen dhe dalin të përparuar.

2.Gaforrja: Do të dëgjohet shumë për shenjën e tyre këtë muaj sepse Mërkuri është futur në shenjën e tyre. Këto ditët e para do të kenë një lajm jo të mirë, me çështjet ligjore që do t’i kthejë pak pas ose do t’i detyrojë të futen në marrëdhënie më të shumta me të tjerët. Duhet të çlirohen më shumë dhe të marrin vendime. Do jetë muaj komunikimesh, vendimesh, nervash dhe debatesh. Do të rregullojnë shumë gjëra dhe i paraprijnë futjes së Diellit në shenjën e tyre.

1.Binjakët: Qershori është muaji i tyre, ata që nuk kanë gjetur një partner apo një partnere do ta gjejnë, ata që nuk kanë gjetur një punë dhe nuk janë stabilizuar do të ndihmohen ta bëjnë këtë gjë. Do fillojnë të rregullojnë ekonominë. Kujdes në datën 10, mund të kenë një ditë fatale, por do t’i kapërcejnë. Duhet të respektojnë fatin dhe mundësitë që ju jepen.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME