DASHI
Përgatituni të ndiheni disi të tensionuar gjatë datave 5 dhe 6 qershor, pasi do të jenë ditë shumë intensive. Është më se e qartë se nëse nuk ju pëlqen një person afër jush, nëse mendoni se keni bërë një gabim, mund t’i çoni të gjitha në djall dhe kjo për ju do të jetë një përvojë shumë çliruese. Shumë nga ju po mendojnë të hapin aktivitete të reja duke u larguar nga partnerët e dikurshëm. Tregtarët do të mendojnë të shesin, të blejnë ose të transferojnë aktivitetet.
Lajme të reja pas datës 10. Duhet të bëni durim me bashkëpunëtorët, sidomos rreth datës 18. Kush nga ju po përgatitet për provime gjatë kësaj periudhe, do të ketë mundësi shumë të mira për të kaluar çdo provë. Pjesa e dytë e qershorit do të jetë plot surpriza. Propozime dhe marrëveshje të reja. Do ta keni më të lehtë të përballeni me ndjenjat tuaja, sidomos ata që kanë kaluar vështirësi të mëdha gjatë shkurtit, e cila shënoi edhe muajin më të vështirë të vitit.
Tani ose keni bërë armëpushim, ose keni dikë tjetër në mendje. Mos i nënvlerësoni takimet e datave 15 dhe 16. Një histori problematike që prej vitit të shkuar do të marrë fund pikërisht tani. Një takim i ri do t’ju emocionojë pa masë, pasi për ju do të jetë një ndjesi që kishit kohë pa e provuar. Korriku do të jetë një muaj më i nxehtë, sidomos për çiftet që duan të bëhen me fëmijë.
Problemet me karakter ekonomik dhe praktik ju hanë më shumë kohë se ç’duhet duke kaluar në plan të dytë ndjenjat. Ky është një moment i shkëlqyer për të filluar terapitë e ndryshme ndaj të gjitha shqetësimeve. Mos e teproni me punën, sidomos në dhjetë ditët e fundit të muajit. Java 24-30 mund të jetë pak kaotike.
DEMI
Deri më datën 9 vazhdon kalimi i Venusit në shenjën tuaj. Mundësitë më të mira për ju vijnë pikërisht nga jashtë rrethit të punës, madje edhe nga qytete të tjera, gjë kjo që kohët e fundit po përsëritet shpesh. Sigurisht që shpenzimet tuaja janë shtuar me kalimin e viteve, por nga ana tjetër pasiguritë tuaja nuk janë më aq të shumta.
Për ju paratë nuk bien nga qielli, i siguroni me mund. Kush nga ju ka bërë investimet e duhura, edhe kundër sugjerimeve të të tjerëve, tanimë po korr frytet e punës. Pikërisht ditët e para të qershorit do ta bëjnë ndryshimin. Nëse keni aktivitetin tuaj privat, suksesi është i garantuar. Do të bëni pazare të mira me njerëz për të cilët më parë kishit dyshimet tuaja.
Një propozim shumë i mirë do t’ju vijë, të cilin do ta mendoni mirë para se ta gjykoni. Dashuria është protagoniste për vitin 2019. Kush nga ju është ndarë, tani ka dikë tjetër në zemër. Madje, edhe beqarët do të ndihen shumë, tani që janë të lirë. Yjet ju mbështesin shumë në fushën e ndjenjave, sidomos këta tre muajt e fundit.
Paralajmërojmë ata që kanë frikë t’i japin vetes një mundësi nga frika se mos lëndohen t’u besojnë yjeve dhe ta hapin zemrën dhe mendjen ndaj mundësive të reja . Fajin nuk ua kanë yjet nëse mbeteni vetëm. Takimet favorizohen në datën 21. Vazhdon faza e aspektit të shkëlqyer fizik pasi Saturni ndikon për mrekulli te ju. Shumë nga ju do të ndiejnë nevojë të ndryshojnë diçka në pamjen e tyre. Mjafton një prerje flokësh apo një veshje e re. Do të jeni protagonistët e kësaj vere.