Izmir Smajlaj thyen rekordin në kërcim së gjati

Izmir Smajlaj ka thyer rekordin e tij personal në Shkodër, gjatë kampionatit kombëtar të Atletikës.

Ky rekord që përkon edhe me rekordin kombëtar, duke arritur gjatësinë 8.11 metër.

Shkodrani ka postuar në rrjetet sociale momentin e kërcimit, ndërsa ka falenderuar të gjithë personat që e kanë mbështetur gjatë garës.

“Dua t’iu falënderoj të gjithëve, familjen time, trajnerin z. Gjergj Ruli, miqtë e mi, tifozët e zjarrtë, Bashkia Tirane dhe Klubin Sportiv Tirana. Mbështetja dhe emocioni që përjetova në stadiumin e vendlindjes sime në Shkodër, më ndihmuan të fluturoj mbi pistë duke nderuar sërish Shqipërinë. Shihemi se shpejti… në rekorde të tjera!”, shkruan kampioni shqiptar në faqen e tij në Facebook.

Aktualisht rekordi kombëtar i Smajlajt është performanca e katërt në Evropë dhe e 21-ta në botë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME