“Vetëm unë ti dhe gazeta” kështu është një shprehje për njerëzit që nuk munden dot të mbajnë një sekret!
Të gjithë e njohin një person të tillë , që betohet se nuk do ia tregojë askujt sekretin tënd e të nesërmen të gjithë e dinë ! Nuk është për t’u besuar asgjë ndaj kini kujdes ! Të mbash një sekret nuk është e lehtë, por pesë shenjat e mëposhtme të horoskopit mbahen si thashethemexhinjtë më të mëdhenj !
Mund t’ju vijë hidhur, por mund të ndodhë edhe të mos e gjeni veten ! Megjithatë Living do të japë nga një shpjegim përse shenajt e mëposhtme nuk i mbajnë dot sekretet.
Shigjetari
Kur përhap një sekret, nuk e bën nga dashakeqësia, por sepse shigjetarit i flet goja para mendjes
Dashi
Nëse dashi mund të mbajë nën kontroll pijen, mund të mbajë dhe sekretin tuaj. POR në momentin e parë që ai nuk kontrollon veprimet e tij, me shumë mundësi do t’i nxjerrë të gjitha të palarat. Në një atmosferë festive ku të gjithë janë të pirë, dashit i rrëshket të parit gjuha dhe fillon të flasë më shumë nga se duhet.
Gaforrja
Mund të duken të paqta, të qeta, sikur dhe një mize kanë frikë t’i bëjnë keq ! POR gaforret janë thashethemexhije.Nëse një gaforre bën thashetheme me ju, e sigurtë që bën thashetheme edhe PËR JU. Janë dëgjues të mirë, por sapo të largohet nga ju, biseda e rradhës që do të bëjë me të tjerët do të jenë problemet tuaja.
Binjakët
Janë shenja e komunikimit, ndaj nuk u vëmë faj atyre, por juve që shkoni i thoni një sekret binjakëve. Nuk e bëjnë nga dashakeqësia, por flasin aq shumë saqë nuk i filtrojnë informacionet që japin.
Peshorja
Peshorja nuk pëlqen të jetë në qëndër të vëmendjes, por kur i jepet rasti nuk e humbet këtë të fundit, dhe përpiqet të fitojë besimin e të tjerëve duke i dhënë shumë informacion! Madje nuk flet vetëm për sekretet tuaja, por edhe të tjerëve !