Një ngjarje e pabesueshme raportohet që të ketë ndodhur në Indi, ku një 25-vjeçar, të cilit po i kryhej funerali, ka dhënë shenja jete në minutat e fundit.
Mohammed Furqan, u transportua në spital pas një aksidenti me makinë, dhe shpresat që ai të mbijetonte ishin të pakta. Pak ditë pas shtrimit në spital të tij, mjekët i thanë familjes se djali i tyre kishte vdekur, dhe nuk kishte më shenja jete.
Ishte vëllai i 25-vjeçarit ai që vuri re një lëvizje të gjymtyrëve të të riut, dhe më pas të afërmit e rikthyen atë në spital, ku mjekët u shprehën se Muhamedi ishte gjallë. I riu u vendos menjëherë nën ventilim mekanik.
“Kishim paguar rreth 80 stërlina në spitalin privat më parë dhe kur u thamë menaxherëve se na kishin mbaruar paratë, ata menjëherë e shpallën Mohammed të vdekur të hënën”, deklaruan prindërit në një stacion televiziv lokal. Mjeku i ri që trajtoi Mohammedin siguroi: djali është në gjendje kritike, por dita e varrimit të tij me siguri mund të shtyhet.