Astrologia Meriu Shehu paralajmëron të gjitha shenjat e horoskopit për atë që mund t’iu ndodhë sot, e sidomos shenjën e binjakëve.
Ja si detajon ajo:
Dashi Do ndesheni sot me situata dhe persona qe do duan t’ju tregohen me shume se janë dhe t’ju marrin mendjen duke ju larguar nga punët tuaja konkrete
Demi Ne çështjet ekonomike sot nen ndikimin e dikujt do bëni disa lëvizje te gabuara apo blerje qe do dilni me humbje. Kujdes ne jetën personale
Binjakët Një bashkëpunim apo partneritet sot do ta vlerësoni me shume se ç’duhet. Kujdes nga një kurth i cili është ngritur ne heshtje kundra jush
Gaforrja Do bëni shume zhurme ne jetën e përditshme dhe do keni shume kontakte e lëvizje. Por ne brendësi ju dhemb një çështje qe akoma nuk ju çliron
Luani Në dashuri sot do kaloni çaste te mrekullueshme ose do takoni një person qe do ju beje shume përshtypje te mirë. Në të gjitha rastet mund te zhgënjeheni pak
Virgjëresha Premtimi për një udhëtim apo një shtëpi, apo një martese sot do të dalë fals ose ju do shikoni realisht çfarë ka mbetur ne shportë për ju
Peshorja Do keni një lajm shume te mirë për çështje ligjore dhe një udhëtim qe duhet ta përgatisni me kujdes. Në dashuri keni një pengesë
Akrepi Në çështjet ekonomike ju meritoni me shume por mund ta arrini vetëm ju pa pritur shume nga te tjerët. Mos u besoni atyre qe lavdërohen
Shigjetari Dita e sotme do ju surprizojë me një ndarje apo me një person që do të shohë punën e vet megjithëse juve ju kishte premtuar shumë gjëra të bukura
Bricjapi Në një pune te dyte qe mund te filloni do kuptoni qe do zhgënjeheni pak pasi nuk do vlerësoheni me shume se sa një punëtor i thjeshtë
Ujori Mos i ulni vlerat tuaja përballë një personi qe e doni patjetër ne jetën tuaj por qe po tregon se juve mund t’ju sillet ne mënyrë arrogante dhe indiferente apo moskokëçarëse
Peshqit Vlerësojini shtëpinë dhe gjërat tuaja duke mos kërkuar atë qe e mendoni me te mire pa e provuar konkretisht se sa vlen apo sa ju shërben në të vërtetë