Shkëmbi adhurohet prej 10 mijë vitesh, vërshojnë turistët para se të mbyllet përgjithmonë

Uluru, e njohur edhe si Ayers Rock, është një nga atraksionet më të mëdha të Australisë. Por kompleksi shkëmbor me ngjyrën e tij karakteristike të kuqërremtë, që ndryshon sipas orës, është edhe një vend i shenjtë për popullsinë aborigjene që e adhuron qysh 10 mijë vite më parë.
Turistët vërshojnë në shkëmbin Uluru, pak javë para mbylljes

E ndodhur në një zonë shumë pak të populluar, më shumë se 330 kilometra nga qyteti më i afërt, Alice Springs, Uburu është edhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Në 2017 bordi që e administron së bashku me aborigjenët vendosi që 400 mijë turistët që e vizitojnë çdo vit, nuk do të mundnin më ta ngjisnin. Rregullorja e re fillon në tetor, dhe kjo ka bërë që mijëra turistë të vërshojnë në shkëmbin e shenjtë për të provuar një eksperiencë që do të bëhet e pamundur.

Pamjet tregojnë vargje kilometrike makinash dhe turistësh që ngjiten në majën e Ulurut, i lartë rreth 350 metra, por që vazhdon nëntokë disa kilometra.

Situata ka krijuar pakënaqësi të madhe në popullsinë lokale, e cila rrallë herë viziton shkëmbin monolit, përtej disa zonave ku sipas gjinisë kryhen rituale fetare, zona totalisht të ndaluara për gjininë e kundërt, aq sa nuk lejohen as fotografitë e turistëve nga frika e kontaktit me një pamje “të mallkuar”.

Pas rregullores së re, parku do të fokusohet më shumë në kulturën dhe traditat e vendit, sesa në ekskursione.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME