Pothuajse të gjitha gratë e kanë atë në gjoksin e majtë, por ne vëmë bast që shumica e tyre kurrë nuk e kanë vënë re? Sa dimë ne për trupin femëror? Nëse i kërkojmë një njeriu të na thotë diçka dhe ai na tregon pak, ne mund t’i besojmë atij. Por, nëse i kërkojmë një gruaje, duhet të presim një përgjigje që përfshin një njohuri të plotë të trupit të saj. Nuk është kështu në realitet. Ne gjithmonë dimë shumë pak për trupin femëror, ndonëse ai na përket neve.
Për shembull, a e dini se çfarë ka në gjoksin e majtë të çdo gruaje? Ka shumë legjenda që lidhen me trupin e njeriut. Ndryshe njihen si quka ose pika që shumica e grave i kanë të pozicionuara në gjoksin e majtë. Të tjera i kanë në pjesën e sipërme të dorës së djathtë.
U bë një anketë në Twitter dhe gati 100% e grave që u përgjigjën e konfirmuan teorinë.
Por, çfarë janë këto pika që shfaqen në trupin e çdo gruaje, në dorën e djathtë apo në gjoksin e majtë? Askush nuk e di. Ne vetëm dimë se ato janë disa pika të vogla e të errëta në lëkurë që shkaktohen nga akumulimi i melaninës. Këto pika bëhen më të errëta kur janë të ekspozuara ndaj diellit, faktor ky që lehtëson prodhimin e substancës nga e cila ata lindin.
Ndoshta këto pika janë të pranishme, sepse dora dhe gjiri janë më të ekspozuar ndaj diellit? Edhe mund të jetë e vërtetë, ku i dihet!