Luhatjet e ditëve të fundit, mund të kenë trembur pushuesit e 15-të ditëshit të fundit të korrikut, por meteorologët kanë lajme të mira. Reshjet e shiut, temperaturat e ulëta do i lënë vendin atyre të larta e diellit të nxehtë.

Sipas “MeteoAlb” temperaturat e ajrit sot do të shenojne jo më shume se 29°C , ndërsa që prej ditës së nesërme e në vijim pritet rritje e temperaturave duke kulmuar ne fundjavë deri në 35°C.

Ndërkohë shira të dobët vijojnë në zonat malore Lindore, por duke filluar që nga dita e enjte pritet përmirësim i kushteve atmosferike në të gjithë vendin.