Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Christian Panucci, i ka dhënë fund lidhjes së tij 3 vjeçare të dashurisë me kërcimtaren Samanta Togni, të paktën kështu shkruajnë mediat rozë italiane.
“Style24.it” ka publikuar lajmin, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga palët. Samanta Togni dhe Christian Panucci u njohën në spektaklin italian “Ballando con le stelle”, nga ku nisi edhe lidhja e tyre e dashurisë.
Ish-mbrojtësi i Romës është baba i një djali nga martesa e tij e parë që zgjati 9 vite. Panucci qëndroi në stolin e Shqipërisë për afro dy vite, ndërsa u shkarkua për shkak të rezultateve të dobëta. Vendin e tij e ka marrë trajneri tjetër italian, Edy Reja.