RIZOTO ME DOMATE, ‘kryereceta’ e darkave verore

Koha e përgatitjes – 30 minuta. Përbërësit për 4 persona:

400 g oriz Carnaroli, 300 g salcë domatesh, së cilës i kemi shtuar 1 lugë sheqer për t’i hequr aciditetin, 200 g domate qershiza, 1 litër lëng perimesh i valuar, 3 lugë vaj ulliri, 1 qepë, 50 g djathë Parmigiano i grirë ose djathë tjetër kaçkavall me cilësi
50 g gjalpë i ftohtë nga frigoriferi i prerë në kubikë, borzilok i freskët

 

Përgatitja:

1.Në një tenxhere, skuqim qepën me vajin e ullirit dhe kur kjo të jetë bërë transparente, shtojmë orizin, të cilin e skuqim për 2 minuta duke e përzier vazhdimisht me lugë druri. Shtojmë një garuzhdë me lëng të valuar dhe kur ky të shterojë, shtojmë salcën e domates dhe një garuzhdë tjetër lëng. E përziejmë dhe e lëmë të ziejë duke shtuar lëng të valuar sipas nevojës.

 

2.Kur të duhen edhe 2 minuta nga zierja e orizit, hedhim domatet e prera në mes, borzilokun e copëtuar me dorë, dhe e rregullojmë për kripë.

 

3.Pasi orizi të ketë zier, e heqim nga zjarri, shtojmë gjalpin e ftohtë nga frigoriferi të prerë në kubikë të vegjël, djathin dhe i përziejmë me lugë druri. E shërbejmë me gjethe borziloku.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME