TEK VLLAZNIA FIRMOS NJË MAQEDONAS, PRITET RAMADANI PËR TË ‘BLINDUAR’ MBROJTJEN

Pas Jonuz, një tjetër maqedonas i afrohet ekipit të Vllaznisë. Kësaj radhe bëhet fjalë për një mbrojtës dhe jo trajner. 26- vjeçari Filip Gligorov i cili luan si mbrojtës krahu anësor ka firmosur pasditen e sotme me ekipin shkodran i cili këtë vit do të rikthehet pas një mungese njëvjeçare në Superligë.

Karriera e Gligorov ka qenë kryesisht e përqendruar në Maqedoni ku ka luajtur me ekipet e Rabotniçikut, Samorin, Euromil, Shkupin e Sileks, por ka provuar të luajë edhe jashtë Maqedonisë teksa ka provuar të luajë në Bosnjë me ekipin Olimpia Sarajevo, në Sllovaki me Banik Ruzina ndërsa në sezonin e fundit ka luajtur në Rumani me Dunarea Calarasi. Trajneri Mirsad Jonuz i njeh mirë aftësitë e këtij lojtari dhe për rrjedhojë ka kërkuar ta ketë në dispozicion tek ekipi ynë.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë rënë dakord për kushtet financiare dhe më pas ka ardhur firma në kontratë teksa Gligorov do të jetë pjesë e Vllaznisë në sezonin 2019-2020 por edhe për Kupat e Europës nëse ekipi kualifikohet në to. Lojtari që prej pasdites së sotme do t’i bashkohet ekipit në stërvitje.

Po ashtu, ekipi i Vllaznisë bën me dije është arritur akordi mes klubit dhe lojtarit shkodran të Luftëtarit Behar Ramadani dhe ditën e hënë do të nënshkruhet edhe me të kontrata.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME