Emisioni i fundit i “My Living”, i cili transmetohet çdo të shtunë në Vizion Plus ndau me shikuesin e tij një surprizë të pazakontë.

Në fund të programit moderatorja Brunilda Lahe, mes lotësh deklaroi se nuk do jetë më pjesë e emisionit që për 4 vjet me radhë ofroi për audiencën stilin e jetesës së personazheve vip dhe jo vetëm.

Brunilda tha në transmetim se në sezonin e ri nuk do të jetë prezantuesja e programit, pasi është në pritje të fëmijës së saj të parë dhe aktualisht ndodhet në muajin e katër të shtatëzënisë.”

Takimi me të është gjëja më e jashtëzakonshme që po më ndodh” shpjegoi mes emocionesh Brunilda.

Postimi i plotë:

Arsyen perse nuk do te jem sezonin qe pason ne moderimin e@mylivingtringofficial zgjodha ta ndaja se pari me shikusin e programit qe e dua shume dhe i jam perkushtuar pa rezerva. Per 4 vjet me “My Living” kam takuar njerez te mrekullueshem, te cilet me kane mesuar shume.

Kam takuar njerez te thjeshte por qe u bene personazhe te njohur fale stilit apo talentit qe kishin. Takimet me ta me kane pasuruar. Kete vit Living mbaroi dhe ne sezonin e ardhshem do te kete ndryshime. Une do takoj dike tjeter qe do me mesoje edhe me shume. Do te takoj nje krijese te mrekullueshme e cila do me lumturoje ne jeten time.

Takimi me te eshte gjeja me e jashtezakonshme qe po me ndodh! Eshte bebja qe pas disa muajsh do ta sjell ne jete. Ju uroj te gjitheve lumturi dhe pushime te gezuara! Mire u takofshim!