Kjo bukuroshe 26-vjeçare ka një problem të vërtetë. Ajo quhet Cherelle dhe është e pafat në dashuri.
Arsyeja nuk është sepse ka ndonjë të metë, përkundrazi. Vajza nuk arrin dot të gjejë një të dashur për shkak se është mjaft bukuroshe.
26-vjeçarja nga Manchesteri shprehte se fytyra e saj e bukur është një mallkim për të pasi të dashurit e saj të mundshëm e shohin thjesht si një “ëmbëlsirë” bukuroshe por asnjëri prej tyre nuk e merr seriozisht.
Bukuroshja e cila punon si asistente në një dyqan thotë se jeta e saj sentimentale është një tmerr i vërtetë pasi meshkujt me të cilët ajo del duan thjesht të “parakalojnë: me të para shokëve të tyre për të shitur mend apo edhe për të bërë foto.