Ditët e fundit juglindja e vendit është përfshirë nga tërmete, të cilat kanë ardhur dhe kanë prekur edhe Greqinë fqinje.
Moti i paqëndrueshëm, herë me temperatura përvëluese e here me shi e breshër, siç është vënë re në Greqi, ka shkaktuar paqëndrueshmëri të pllakave tektonike.
Por, çfarë thoshte Nostradamusi në parashikimet e tij për vitin 2019?
Në fakt, në një artikull të publikuar pak muaj më parë nga gazeta turke “Sabah”, flitej për parashikimet e frikshme të Nostradamusit.
Në to thuhej se në 2019 do të ketë tërmete të fuqishme, që do të trondisin Mesdheun.
Gjithashtu shtohej se këto tërmete do të shkaktonin vdekje e tmerre të mëdha në rajon.
Gazeta shkruan konkretisht se sipas Nostradamusit:
Në vitin 2019 do të ketë tërmete të fuqishme që do të trondisin Mesdheun, duke shënuar vdekje e tmerre”.