Akrepi është energjik, aktiv dhe dyshues. Të lindurit nën këtë shenjë kanë një forcë jo të zakonshme me të cilën duhet t’i bëni llogaritë mirë.
Ja 13 cilësitë e Akrepit, për të cilat është më mirë të jeni gati:
1. Akrepi është tej mase sensual/e. Mos u përpiq t’i rezistosh.
2. Akrepi kërkon të dominojë dhe të kontrollojë. Luan me nervat e të tjerëve dhe pret të të bëjë copash. Mos ji shumë i relaksuar kur je në shoqëri të një Akrepi.
3. Akrepi fiton gjithnjë. Është ngulmues, i pamëshirshëm, manipulator dhe shumë i fortë.
4. Akrepi është shumë i mbyllur. Nuk shpërndan asgjë në Facebook. Jo sepse ka diçka për të fshehur, por thjesht sepse nuk dëshiron që të tjerët të dinë për të.
5. Akrepi ka shumë dëshirë të merret me punët e të tjerëve. Është tej mase kurioz, dëshiron të eksplorojë dhe të mësojë gjëra të reja.
6. Akrepi ka një sarkazëm të shkëlqyer. Ndonjëherë mund të jetë kaq ‘i keq’ sa të të bëjë të dridhesh nga frika, por kjo nuk e bën njeri të keq. Mos e gjyko për këtë.
7. Akrepi nuk shqetësohet për atë që mendojnë të tjerët.
8. Akrepi është tej mase i ndershëm. Mos i kërko të të thotë të vërtetën, nëse nuk je gati për të marrë përgjigjen.
9. Akrepi mund të jetë i ndjeshëm. Di si t’u paraprijë zhvillimeve dhe di çfarë po mendon, para se ta thuash. Kjo karakteristikë i dedikohet observimit që bën dhe kujtesës së mirë që ka.
10. Akrepi është dëshpërimisht i përkushtuar.
11. Akrepi ka iniciativë dhe është i mençur. Nëse ke ndonjëherë nevojë për ndihmë, lidhur me çdo lloj çështjeje, apo edhe thjesht do doje të organizoje një surprizë, telefono një Akrep.
Jo vetëm do jetë i dobishëm në çdo gjë, por nuk do të të paragjykojë për asgjë dhe do mbajë gojën mbyllur. Akrepi ka një nxjerrësh gënjeshtrash brenda vetes.
12. Akrepi ka kujtesë të pabesueshme, përveç aftësisë së lindur për të zbuluar të vërtetën në çdo situatë, ndaj është më mirë të mos e gënjesh. Nëse e bën, do e zemërosh dhe nuk do të të pëlqejë të shohësh në çfarë mund të shndërrohet një Akrep.
13. Akrepi është dinak dhe mund të jetë hakmarrës. I ke bërë dëm një Akrepi? Do ishte më mirë të largoheshe nga qyteti!