Horoskopi javor 12-18 Gusht

Dashi

Këtë javë do e dëgjoni dhe do e respektoni më shumë se kurrë më parë njëri- tjetrin. Marrëdhënia në çift do jetë e adhurueshme dhe të gjithë do ju kenë zili. Beqarët, për një arsye apo për një tjetër, do vendosin t’i mbyllin portat e zemrës se tyre. Në planin financiar do ju duhet të bëni shumë kufizime në mënyrë që gjendja të përmirësohet. Sakrificat që do bëni do shpërblehen shpejt, kështu që mos u mërzitni. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Mund të keni probleme me sistemin e tretjes dhe do shtoni në peshë. Në punë ditët e para do jenë të vështira, por më pas vetëm duke zbatuar verbërisht planet do arrini atje ku keni dashur. Familja do jetë e qetë.

Demi

Këtë javë çdo gjë do ndodhë si me magji në jetën tuaj në çift. Do ndiheni më mirë se asnjëherë më parë dhe do e shohin botën me një sy tjetër. Beqarët gjithashtu do kenë një javë të ndriçuar. Planetët do krijojnë herë pas here kushte për të realizuar takime sa më të veçanta. Në planin financiar Hëna do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin. Do jeni shumë herë me të logjikshëm me çdo shpenzim që do kryeni. Gjendja shëndetësore ditët e para mund të jetë disi delikate, por menjëherë pas të martës do e rifitoni energjinë. Aktiviteti fizik do luaj rol te rëndësishëm. Në punë do jeni të lirë të bëni çdo gjë që do dëshironi, mjafton që të ecni me plane dhe mos dilni jashtë kornizave. Jeta familjare do jetë e ngrohtë dhe e animuar.

Binjakët

Këtë jave do ndiheni të lirë të bëni çdo gjë që dëshironi ju të dashuruarit. Partneri do ju vijë sipas qejfit dhe do dojë vetëm që ju të ndiheni sa më mirë. Beqarët jo vetëm që do realizojnë takime, por mund të fillojnë shpejt edhe një lidhje të qëndrueshme. Ditët më të favorshme do jenë e mërkura dhe e premtja. Financat duhet t’i mbani sa më shume nën kujdes. Parashikimet për këtë sektor nuk duken shumë të mira. As shëndeti nuk do jetë i qëndrueshëm. Kujdes nga ndryshimet e menjëhershme të temperaturave sepse mund të sëmureni. Në punë duhet të jeni sa më aktive dhe nuk duhet ta lëshoni veten për asnjë çast. Klima yjore do jetë e ngrohtë për sektorin e familjes.

Gaforrja

Jeta juaj në çift do jetë e mrekullueshme gjatë kësaj jave. Në çdo çast do ndiheni si mbi re dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Beqarët duhet te bëjnë durim deri ditët e fundit në mënyrë që të gjejnë personin më të përshtatshëm. Buxheti nuk do jetë i keq, por nëse nuk i kryeni shpenzimet me llogari, gjendja mund të ketë tronditje te forta. Mendoni pak edhe për kohën në vijim, jo vetëm për te sotmen. Për shëndetin nuk duhet të shqetësoheni aspak, pasi gjendja ka për të qene perfekte. Nuk do keni asnjë lloj shqetësimi. Në punë do jetë Jupiteri ai që do iu japë një shtysë më shumë për të vene në jetë projektet e menduara. Marrëdhënia me familjaret do jetë e kënaqshme.

Luani

Jave me pozitive do jete kjo e për ata që janë ne një lidhje. Do filloni pak nga pak t’i kuptoni gabimet që keni bërë dhe disa mund te kërkojnë edhe falje me mënyra nga me te ndryshmet. Beqarët duhet te kërkojnë ne çdo vend sepse personi ideal mund te fshihet atje ku ata nuk e mendojnë. Financat do i keni me tepër në vëmendje dhe nuk do ju dalin te papritura te pakëndshme. Shëndeti do vije ditë pas dite duke u përmirësuar. Do e rifitoni energjinë e humbur. Në punë mos u nxitoni për asgjë, por reflektoni para se te hidhni çdo lloj hapi. Kolegëve të rinj nuk duhet t’iu besoni shumë. Në familje gjerat mund te fillojnë te ndërlikohen dhe do keni debate.

Virgjëresha

Do jeni shumë kritike ndaj partnerit tuaj këtë javë dhe kjo here pas here mund të ndezë debate të zjarrta. Ndryshoni sa më shpejt mënyrë të sjelluri sepse në të kundërt ai që keni në krah ka për t’u lodhur shpejt. Beqarët do preferojnë t’ia lënë gjerat kohës dhe nuk do hedhin asnjë hap për të ndryshuar diçka. Në fakt kjo do jetë gjëja e duhur. Në planin financiar ndikimi i yjeve do jetë goxha negativ. Nuk do arrini dot t’i vini fre vetes tuaj dhe buxheti do destabilizohet ndjeshëm. Për fat të mirë shëndeti nuk do ketë probleme serioze, përveç ndonjë dhimbjeje të lehtë koke në ditët më të lodhshme. Në punë do i bëni gjerat me dëshirë dhe entuziazëm, prandaj do i arrini synimet. Familja pa probleme.

Peshorja

Këtë jave do bëni të gjitha përpjekjet e duhura ju te dashuruarit dhe do e riktheni paqen dhe harmoninë në çift. Ndjenjat gjithashtu do i shprehni pa dorashka. Beqarët me shume gjase do afrohen me persona qe kane ardhur nga jashtë dhe mund te fillojnë shpejt një lidhje me ta. Për buxhetin do jetë një periudhe goxha pozitive. Do dini gjithë kohës sesi t’i kryeni shpenzimet dhe sa para te hiqni mënjanë. Gjendja shëndetësore do lërë për të dëshiruar tej mase. Beni shpejt vizita tek specialistet nëse nuk doni te fillojnë probleme më serioze. Në punë më në fund do vendosni pak rregull. Duke filluar nga e mërkura gjerat do ecin si duhet. Jetën familjare mos e lini për asnjë moment pas dore.

Akrepi

Këtë javë do jeni me te kuptueshëm, me tolerante dhe më të hapur ndaj atij që keni në krah. Do bini në kompromis për gjithçka dhe do përjetoni vetëm emocione pozitive. Beqarët do fillojnë një lidhje pasionante që ditën e marte ose te mërkurë. Shumë gjëra do ndryshojnë për ta. Me financat duhet te jeni me rigoroze dhe te kujdesshëm sepse problemet e vogla ne duke mund te thellohen tej mase. Shëndeti do jetë më i mirë. Do ndiheni më energjike dhe nuk do keni shqetësime serioze. Në punë do keni ditë dinamike, por edhe ditë të qeta. Merrini gjerat shtruar dhe mos u nxitoni për asgjë ne mënyrë qe te mos gaboni. Me familjaret do ja kaloni gjithmonë mire.

Shigjetari

Këtë jave, ata qe janë ne një lidhje do bëjnë te pamundurën qe ta ndryshojnë rutinën dhe te përjetojnë emocione me te forta. Nuk do mundojnë surprizat nga te dy palët. Beqarët nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin e tyre dhe nuk do bëjnë asnjë përpjekje për te rene ne sy. Financat do mbeten ende te mira kështu qe mund t’i kryeni pa iu dridhur dora shpenzimet me te domosdoshme. Huat duhet patjetër t’i shmangni. Shëndeti here pas here mund te ketë disa tronditje te vogla, por për fat te mire asgjë për t’u alarmuar. Çdo shqetësim do kaloje shpejt. Në punë do merrni aprovime për disa kërkesa qe keni bere dhe do ecni përpara. Jeta familjare do jetë e ngrohtë.

Bricjapi

Jave mjaft sensuale do jete kjo për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ju ndodhin edhe gjera fantastike qe nuk i kishit imagjinuar asnjëherë me pare. Mund te merren edhe vendime te mëdha. Beqaret duhet t’i pranojnë te gjitha ftesat qe do ju bëhen dhe me pas le te bëjnë disa përzgjedhje. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por do jete përgjithësisht i qëndrueshëm. Për shëndet edhe me te mire duhet te merrni me shume vitamina e proteina. Konsumoni sa me shume gjera te freskëta te stinës. Mos harroni as te pini çaj ne ditët me te ftohta. Në punë jo çdo gjë do ju ecë sipas planeve. Mund të dalin pengesa dhe vonesa. Gjithsesi ju nuk duhet te dorëzoheni. Me familjaret do ja kaloni mirë.

Ujori

Këtë jave ka mundësi qe t’iu dalin disa probleme te vogla ju te dashuruarve. Do jeni kokëfortë ne disa gjera dhe nuk do pranoni te bëni atë qe është me e mira. Beqaret me ne fund do realizojnë ëndrrat e tyre me te bukura dhe do fillojnë një lidhje ashtu si e kane dëshiruar. Jeta për ta do ndryshoje rrënjësisht. Buxhetin duhet ta mbani gjithë kohës nen kontroll dhe duhet te filloni te kurseni nga pak ditët e para, pasi ne fundjave do ju duhet te bëni patjetër disa shpenzime për gjera te domosdoshme. Gjendja shëndetësore do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Në punë do jeni të matur dhe të vendosur për t’ia dale. Jeta familjare do mbetet e njëjtë.

Peshqit

Jave shume e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dini si te silleni dhe si ta bëni gjithmonë për vete partnerin. Emocionet dhe kënaqësitë do jene te mëdha. Beqaret do jene me te shoqërueshëm dhe gati për te bere çdo gjë ne mënyrë qe ta ndryshojnë statusin e tyre. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e mirë sepse nuk do shpenzoni kuturu. Shëndetin nuk duhet ta lini asnjë moment pas dore. Për çdo shqetësim qe do keni merrni masa dhe këshillohuni me specialiste. Në punë do ketë ndryshime rrënjësore. Do iu jepet një projekt i ri, goxha me i vështirë, por me më shume fitime. Me pak përpjekje do ja dilni mbanë. Jeta familjare do vazhdoje të jetë e qetë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME