I riu teston peshkaqenin nëse ndjen erën e gjakut

Ish-inxhinieri i NASA-s, ndërsa sot Jutuber i njohur me 7,8 milion parapagues, kishte vendosur që kjo të jetë java e peshkaqenëve, i cili testoi nëse peshkaqenët në të vërtetë mund të nuhasin erën e gjakut në ujë.

 

Shark Week apo java e peshkaqenëve, i cili mbahet për çdo vit në “Discovery Channel” e që i është dedikuar posaçërisht këtyre bishave të oqeaneve, për këtë qëllim Mark Rober kishte vendos që të marr pjesë në përurimin e aplikacionit origjinal “Discovery GO”. Filmimi ishte publikuar në Jutub dhe për dy ditë kishte arritur 21 milionë shikime.

 

Rober kishte filluar testimet e tija fillimisht me vaj peshku, urinë dhe në fund gjak, mirëpo asgjë nuk i kishte tërhequr peshkaqenët por vetëm era e gjakut dhe pas një kohe të shkurtët kishin filluar të mblidheshin.

 

Diku pas 45 minutave, peshkaqenët kanë filluar që të ndjekin gjurmët e gjakut. Në fund të testimit ai kishte vërejtur se 4 peshkaqenë ishin të interesuar për vaj peshku, asnjë për urinë dhe për gjak ishin të interesuar 41 peshkaqen.

 

Ai gjithashtu kishte zhvilluar edhe një testim tjetër me gjak njeriu, në këtë rast gjakun e vet dhe u kishte dhënë që të përdorin disa udhëtarë . Mirëpo në këtë eksperiment është përdorur gjak në sasi tejet të vogla dhe kishin vërejtur se asnjë peshkaqen nuk kishe qenë i interesuar për sasi të pakët të gjakut.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME