Nga Musa Kurtulaj
Mjekja e Tamares se Kelmendit, jo thjeshtë një “bluzë bardhë” !
Kjo ngjarje u perket orëve të pasdrekës të ditës së enjte,dt.8 gusht 2019. Personi i shtrire mes motorrit dhe bordures se rruges, eshte nje motorist – turist nga Polonia,ndersa ajo qe qendron ne kembë eshtë mikja e tij.Ata po udhetonin rruges se Kelmendit per ne Shkoder, por papritmas motoristi ndjenë dhimbje te renda, ndaj ndalë motorin dhe shtrihet ne rrugë duke u perpilitur nga dhimbjet, nderkohë mikja e tij tronditet pasi ishte e pafuqishme per ti ardhur ne ndihmë, dhe veç lutej për të !
Kishin udhëtuar me qindra kilometër nga Poloni, dhe tani u ndodhë e papritura në bjeshkët e Kelmendit ! Ka vazhduar kjo gjëndje rreth 30 minita, deri sa u be e mundur që motoristi i semurë të dërgohej ne qëndrën shëndetësore te Tamarës, rreth orës 19.30 minuta !
Këtu falë gatishërisë së gjithë përsonelit të kësaj qëndre dhe ne veçanti mjekes Lidja Zmijani, e cila ka ardhur nga Tirana per të shërbyer në Kelmend gjatë sezonit turistik, u be e mundur që brenda pak minutash gjëndja shëndetësore e motoristit të stabilizohej ndersa pas një ore të ngrihej ne kembë dhe të levizte pa shqetësime.
Gjithësesi, çifti i turisteve polakë u mbajten mbreme në hotelin e Tamares, që të ishin nën kontrollin shëndetësor për çdo të papritur ! Fatmirësisht, gjithçka kaloi mirë pasi mjekimi kishte dhene rezultat,dhe sot në mengjes rinisen udhetimin, pas falenderimeve të përzemerta për përsonelin e Qëndres Shëndetësore Tamare dhe malesorëve fisnike, që ju gjeten pranë !
Një falenderim edhe nga autori i këtij shënimi, i cili rastësisht qëlloi të jetë i pranishem në këtë ngjarje, për gjithë personelin e qëndres shëndetësore të Tamares e banorët, dhe ne vëçanti per mjeken Lidja Zmijani që tregoi se është vërtetë MJEKE dhe jo thjeshte një “bluzë bardhë” sa për të kaluar radhën ! (I kërkoi ndjesë qe foton e saj po e hedhë ne fb pa i marrë leje) !
BURIMI: Gazeta Globale