Porositi kostumin online, vajza vë duart në kokë kur shikon ç’i ka ardhur në shtëpi

Mashtrimet online ndodhin herë pas here. Ndoshta edhe ju keni rënë pre e ndonjë faqeje mashtruese, e cila ju premton tjetër gjë, e pasi ju merr paratë, ju sjell tërësisht tjetër gjë në shtëpi.

 

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe një vajze, e cila ditën e sotme ka shkruar pranë JOQ.al. Ajo shprehet se ka porositur një palë tuta dhe një top crop, kostum i bardhë, në një prej faqeve online, e cila iu duk e besueshme dhe me çmim të mirë.

 

Mirëpo, pasi veshja e porositur i ka mbërritur në shtëpi, vajza ka vënë re se ajo nuk ka asnjë lidhje me produktin e ekspozuar në internet. Pantallonat, të cilat në foto ishin me bel të lartë, asaj i rrinin me bel të shkurtër. Bluza, e cila ishte e shkurtër dhe i lejonte që t’i dilte barku në pah, vajzës i kishte ardhur si një kanatiere e gjatë.

 

Për më tepër, denoncuesja thotë për JOQ se edhe materiali ishte për faqe të zezë. Ajo shton se i ka shkruar faqes ku ka bërë porosinë, por në vend që të merrte pas një ndjesë për këtë që ndoshta mund të jetë gabim, i janë kthyer me përgjigje të ashpra.

 

Madje, sipas personit që menaxhon faqen e veshjve në Instagram, nuk ka ndonjë problem veshja, por masa e saj.

 

Vajza shkruan pranë JOQ.al:

Ckemi JOQ!
Dua te publikoj nje rast per mashtrimet qe bejne njerzit me faqet qe shesin online. Dhe une si gjithe njerzit normale, porosita, por porosit tjeter gje dhe te vjen tejter. Pa pike turpi pergjigjet dhe keq. Kjo me erdhi. Komplet tutat tjeter material nga ai ne foto, por edhe bluza nuk eshte akund me prerjen dhe materialin a asaj qe porosita”.

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME