Turku me origjinë shqiptare merr pasaportën shqiptare në moshën 90-vjeçare. Kjo është historia e Fikret Tevfik Oktay, qytetar turk nga Ankaraja por me origjinë shqiptare nga babai, i cili ishte ushtarak madhor në ushtrinë e Perandorisë Osmane e më pas në ushtrinë e Ataturkut me të cilin kishin miqësi personale.
Për shkak të luftërave të zhvilluara në rajonin e Ballkanit e më pas atyre botërore ishin shkëputur totalisht lidhjet me Shqipërinë. Më pas vetëizolimi i Shqipërisë, i bëri të pamundur komunikimet me botën e jashtme.
Për vite me radhë familja e Oktayt dhe të afërmit e tyre në Shqipëri të cilët janë familja e ish deputetit Flamur Çelaj, nuk e harruan kurrë lidhjen familjare. Shprehja “gjaku nuk humbet” rezulton të jetë e vërtetë dhe falë përpjekjeve të jashtëzakonshme nga të 2 anët, familja u ribashkua pas shumë viteve. Kërkimet mes dy familjeve zgjatën vite të tëra deri sa u gjetën
Sipas ish-deputetit Flamur Çelaj, pavarësisht moshës, dëshira e 90 vjeç arit për të pasur pasaportën Shqiptare ishte një nga ëndrrat më të mëdha në jetën e tij, shkruan BW. Kjo u plotësua falë dekretit të për shtetësi nga Presidenti Ilir Meta.
Ai dëshironte që pjesën tjetër të viteve, t’i jetojë si shqiptar. Pas marrjes së pasaportës shqiptare,familja Çelaj organizoi një festë tradicionale me motive shqiptare.
Tevfik është 90 vjeç dhe pasaportën e mori për atdhedashuri duke iu dhënë një leksion patriotizmi të gjithë shqiptarëve.