Test / Do të jetë dashuri e përjetshme?

Besoni se historia juaj e dashurisë është e destinuar të zgjatë përjetësisht apo preferoni të mos mendoni fare për këtë gjë? E shihni veten me partnerin pas 10 apo 20 vjetësh? Apo jeni pothuajse e sigurt që marrëdhënia juaj do të ketë jetë të shkurtër? Për ta zbuluar, bëni testin tonë, por kujdes: nëse doni të keni një rezultat të vërtetë, duhet t’u përgjigjeni sinqerisht të gjitha pyetjeve!

 

U njohëm dhe vetëm pas një viti u martuam.

a. Po b. Jo

 

Jemi të dy më shumë se 21 vjeç.

a. Po b. Jo

 

Kemi shumë miq të përbashkët.

a. Po b. Jo

 

Nuk kemi vendosur ende për fëmijë, por në çdo rast unë përshtatem.

a. Po b. Jo

 

Niveli ynë arsimor është shumë i ndryshëm.

a. Po b. Jo

 

Jemi shumë besimtarë.

a. Po b. Jo

 

Martesa jonë është pranuar nga të afërmit dhe miqtë.

a. Po b. Jo

 

E jetojmë seksualitetin tonë pa problem.

a. Po b. Jo

 

Familja jonë e re do të jetë e pavarur ekonomikisht.

a. Po b. Jo

 

Jemi ndarë dhe bashkuar shumë herë.

a. Po b. Jo

 

Kemi një marrëdhënie të qëndrueshme me prindërit tanë.

a. Po b. Jo

 

Jemi ndier gjithmonë mirë në fushën sociale.

a. Po b. Jo

 

Në familjet tona, përqindja e divorceve është shumë e ulët.

a. Po b. Jo

 

Shkojmë mirë me vjehrrit përkatës.

a. Po b. Jo

 

Kemi pasur gjithmonë respekt për më të rriturit dhe autoritetet kur ishim më të rinj.

a. Po b. Jo

 

Më shumë A | E dini se cilat mund të jenë problemet e një martese dhe pa marrë asnjë si të mirëqenë do të dini se si t’i zgjidhni ato. Jeni në një të mesme të artë, ndaj vazhdoni në lidhjen tuaj, pa u shqetësuar.

 

Më shumë B | Duhet të punoni mirë së bashku me partnerin për të ruajtur marrëdhënien të fortë. Duhet ta braktisni pak vizionin romantik dhe pak realist të martesës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME