Per shkodren.., dhe shkodrant

Tash po shkruj per nji qytet,
gjithkush dan vendin e vet…
du me shkru per shkodren nane,
se u ba kohe qe e kam lane….

Shkodra e jone ajka e shqipnis,
nana e kanges dhe poezis…
n’daç per sport n’daç per humor,
si shkodrant me gjete asht zor.

 

Shkodra jone qytet i lashte,
qysh n’kohet e shpijave me kashte…
n’hymje t’shkodres, ashiqare
asht Rozafa mije vjeçare,
si shqiponja me dy krena
shndrite kalaja me bedena,
taraboshit ja shef hunden,
n’mes ka drinin dhe bunen…
pa permend liqe e dete,
si ky vend asht veshtire me gjete.

 

Si shkodrant ka njerez pak,
popull qefli dhe per marak…
jena popull fukara,
por ma qef ban ai qe s’ka…
na bajme qef der sa t’na vin deka,
pa shku n’pabe e n’diskoteka…
me pak meze e raki rrushit,
dhe dy tri kange te Shyq Alushit.

 

Per humor na kan lakmi,
jena prap ma t’miret n’shqipni…
nji shkodran me ba humor,
ne mos daç do t’qeshesh me zor.

Edhe n’sport ma e mira e t’tanve,
asht vllaznia e shkodranve…
si n’futboll, boks edhe not
kundershtart k’tu lodhen kot.

 

As per plazh nuk ja lam kuje,
jena t’rritun me beth n’uje…

Vajzat e bukra ku s’shkon ma,
t’knaqet syni veç me i pa…
tana t’bukura por si mise,
por kerkujt nuk ja bajme hise…
jashta shkodre nuk i qesim,
na veç blejme e kurr nuk shesim.

 

Dhe s’po flas shum per tregtar,
se prap Shkodra ktu xen vend t’par…
tan bertasin me za t’nalte,
hajde krap i rritur ne balte,
mall hajrit e pa hile,
por kujdes se ta fusin n’kile…
me pak fjale shum mos m’u zgjate,
t’bajne me zor me ba shamate.

 

Por na jena njerez t’urt
kurr per sherr s’perdorim durt…
por kadal avash-avash,
i lajm hesapet me kallash…
dal kadal tash per me i dhan fund,
s’po permendi ktu ndonji katund.

 

Tjeter gja s’di ça me thane,
kjo asht Shkodra me shkodran…

 

shkodradaily.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME