“SHKODRA IME” (Poezi humoristike nga nji shkodran)

Tash po shkruj per nji qytet.

Gjithkush don vendin e vet

du me shkru per Shkodren Nanë

u ba kohë që e kam lanë

Shkodra jonë ajka Shqipnìsë

Nana e kang’s dh’e poezisë

 

n’daç per sport n’daç per humor

si Shkodrant me gjetë asht zor

Po filloj pershkruj qytetin

e mandej pak shoktë dhe vedin

Shkodra jonë qytet i lashtë

qysh n’kohë t’shpiave me kashtë

n’hymje t’Shkodres ashikqare

asht kalaja mijëvejçare

 

si Shiqiponja me dy krena

shndritë kalaja me bedèna

Traboshit ia shef hunden

n’mes kà Drinin edhe Bunen

pa permendë liqè e detë

si ky vend asht zor m’e gjetë.

Per Shkodranë tesh po flas pak

 

njerz qeflì e per merak

jena popull fukarà

po ma qefë ban ai qe s’kà

per jetë natet e jetë zhegut

jena Nana e hordhekut

na bajmë qefë der t’na vijnë deka

s’njohim pàbe as diskoteka

me pak mèze e raki rrushit

dy tri kangë t’Shyqri Alushit

per humor na kan lakmì

 

jena prep ma t’mirt n’Shqipnì.

Nji Shkodran me bà humor

dhe mos daç do t’qeshesh me zor

dhe per sport ma e mira e t’anve

asht Vllaznija e Shkodranve

si n’futboll, boks edhe not

 

kundershtartë lodhen kot,

as per plazh nuk ia lajmë kuj

jena t’rritun me beth n’ujë

vajza t’bukura ku s’shkon mà

t’kenaqet syni veç me i pà

tana t’bukra por si mìsse

por nder kto, kujt si lajm hìse

jashtë Shkodres nuk i qesim

na veq blejm e kurr nuk shesim.

 

Nuk po flas shumë per tregtarë

se prapa Shkodra xen vend t’parë

tanë bertasin me za t’naltë

“Hajde krap i rritun n’baltë!!!!!!”

mall hallallit e pa hile,

por kujdes se ta fut n’kile

me pak fjalë fort mos me u zgjat

t’bajnë me zor me bà shamat

por prap na jena njerz t’urtë

kurr n’jetë tonë s’perdorim durtë,

 

por kadalë, avash avash

lajmë hesapet me kallash

dalë kadalë tesh me i dhanë fund

pa permend ketu ndoi’katund

tjeter gja s’di ça me u thanë

kjo asht Shkodra me shkodranë!

Marre nga shkodraonline.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...